Kreu i PD, Lulzim Basha theksoi se denoncimet e tij ndaj Suel Çelës datojnë që nga viti 2015 e deri në zgjedhjet e 25 Prillit, duke hedhur poshtë akuzat e Sali Berishës ndaj tij.
Sipas tij, ai bashkë me elementë të tjerë në Elbasan janë ekzekutorë të masakrës zgjedhore dhe për aksionin e nisur nga Berisha kanë marrë peng persona në kullën e tij, në tregun e qytetit.
Ndaj, gjatë intervistës së tij për “ABC”, Basha u shpreh se për këto arsye, lideri historik i PD-së duhet që të distancohej prej tij.
“Denoncimet e mia ndaj Suel Çelës datojnë që nga viti 2015. Kam thënë që kurrë nuk mund ta besoj. Suel Çelën e kam përmendur që nga 2015 deri te presionet para 25 prillit.
Këta janë ushtarët e Edi Ramës. Janë autorë dhe ekzekutorë të masakrës zgjedhore. Kam thënë që është në nderin e Berishës të distancohet tani që faktet janë bërë publike.
Që demokratët, që gjithë Elbasani e ka marrë vesh. Janë përfshirë në marrjen peng deri në krerët e grup seksioneve në kullën e tij te tregu,”– u shpreh kreu i PD./m.j











