• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Basha, Salvini dhe një histori e përsëritur gafash diplomatike

by S M
03/07/2018 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Që Lulzim Basha të përshëndesë një mesazh të Mateo Salvinit, ky mund të quhet edhe si një gjest i vogël simpatie për zv.kryeministrin dhe ministrin italian të brendshëm. Në fakt qeveria Conte ka qenë jashtëzakonisht aktive në orët që përcaktuan fatin e negociatave shqiptare me Bashkimin Europian. Italianët arritën deri aty sa ta quanin “një pazar të pisët francez” sjelljen bllokuese të Parisit ndaj kandidaturës shqiptaro-maqedone. Në këtë këndvështrim Basha do të ishte tërësisht i justifikuar që të lëshojë mesazhe aprovimi ndaj një zyrtari të lartë të qeverisë italiane, për faktin se ndryshimi i qeverisjes në shtetin fqinj nuk ka ndryshuar linjën e tyre përkrahëse ndaj afrimit të Shqipërisë me BE.

Por që kreu i opozitës të entuziasmohet për një mesazh të Salvinit, siç ndodhi para pak minutash, i cili fliste për luftën ndaj Mafies dhe Kamorras në Itali, duke evokuar “bregun tjetër të Adriatikut”, kjo është vërtetë në kufinjtë e qesharakes. Lulzim Basha ka qenë ministër i jashtëm i vendit dhe është e pafalshme të mos dijë të lexojë drejt gjuhën dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të vendeve të treta. Aq më tepër është e pafalshme që ai të mos kuptojë targetin, kontekstin dhe domethënien e këtyre mesazheve. Sepse ndodhemi përballë një rasti klasik kur një deklaratë për konsum të brendshëm e një ministri italian, merret mekanikisht dhe përdoret në mënyrë komike në një kontekst ballkanik!

Basha e di fort mirë se thelbi i koalicionit aktual mes Pesë Yjeve dhe Lega Nord në qeverinë Conte, është goditja e sistemit të vjetër partitokratik italian, por edhe lufta ndaj korrupsionit, kriminalitetit të organizuar, pa harruar tezat dhe idetë e debatueshme të skepticizmit ndaj Bashkimit Europës dhe refugjatëve. Mesazhi i Salvinit që ka çuar në qiellin e shtatë Lulzim Bashën, është qartësisht i fokusuar në situatën e brendshme italiane. Askund nuk thuhet, në ato pak rreshta të postuara nga ministri i brendshëm italian, se lufta ndaj mafies dhe kamorras (dy fenomene “ekskluzive” italiane), ka ndonjë degëzim apo përhapje diku jashtë kufinjtë të vendit të tij.

Salvini është një lider politik shumë i angazhuar në deklamimin e interesave të Italisë. Jo më kot ai është parë me frikë dhe dyshim në Bruksel, jo më kot ai bllokoi operacionet e shpëtimit në det të refugjatëve nga pala italiane, pa përcaktuar kontributet e BE në këtë sfidë, jo më kot ai reklamon mbylljen, e jo hapjen e Italisë ndaj kontesktit ndërkombëtar. Salvini kërkon të aplikojë një politikë proteksioniste e të fokusuar në interesat italiane. Që ai të ketë ndonjë plan për të shëruar me këtë rast edhe “bregun tjetër të Adriatikut”, këtë me siguri s’e ka parë në asnjërën prej ëndrrave të veta legiste.

Ky episod i vogël rrëshqitjeje i Lulzim Bashës në politikën e jashtme, tregon edhe një herë se improvizimi dhe “hallakatja nëpër kallamishte” është një bumerang i panevojshëm kur je lider politik me rezonancë kombëtare. Basha ka muaj që nuk di ku të kapet më parë, vetëm për pak përkrahje ndërkombëtare. Ka bërë (me dhe pa para) akrobacitë më groteske, ka hedhur aludimet më të pabesueshme dhe ka cituar siç i ka dashur qejfi dhe interesi nje dyzinë ministrash, europarlamentarësh e senatorësh, vetëm e vetëm që t’i bëjë pak reklamë vetes dhe kauzës së vet. Atë po bën tani edhe me Salvinin. Jo pa të drejtë Ditmir Bushati ironizonte, pas mesazheve të Bashës, se shpresonte që llogaria në Twitter e kreut të opozitës, të ishte sulmuar nga hakerat…

Next Post
Facebook mbyll 3 aplikacione

Facebook mbyll 3 aplikacione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In