Basha : “Rrugët e Berishës me organet e PD janë të ndara. Ish-kryeministri është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar”

Screenshot 12

Lulzim Basha ka deklaruar se Sali Berisha është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD.

Ai ka thënë se Berisha është vetëpërjashtuar me anë të vendimeve të tij.

“Këta dy persona me maska, njëri është i Reneas dhe një i gardës, por nuk e dimë. Ky i RENEA-s dhe një i gardës, por s’e kemi zgjidhur akoma këtë pjesë. Çlirohuni nga stresi. Herën e kaluar tha persona të armatosur, sot ka thënë që ka qenë RENEA. PD s’ka nevojë për RENEA dhe gardë, ajo është shtëpia e lirisë, shtëpia e demokratëve. Është e gatshme për të përballuar çdo situatë e sfidë.

Sali Berisha është përjashtuar tashmë si anëtar i grupit parlamentar të PD, si anëtar i Këshillit. Rrugët e Berishës me organet e PD janë të ndara, ai është vetëpërjashtuar me vendimet e tij. Detyra jonë është që çdo demokrat që sakrificën e saj të shenjtë të jetë i bashkuar ndaj regjimit të Edi Ramës. Berisha mund të ngjisë e zbresë shkallët, mund të krijojë celula”, tha Basha.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.