• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Basha refuzon të mbledhë Kuvendin/ Ristani: Do shkohet deri në gjyq! Ja dokumenti që po firmosin demokratët për të mbrojtur Berishën

by Java News
30/09/2021 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përtej rezistencës së Lulzim Bashës se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtarë për të diskutuar vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës, kjo nuk i ka penguar demokratët që i ka kundër, që të vazhdojnë betejën dhe këtë “luks” ia ofron vetë statuti i Partisë Demokratike. Ish -Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka shpjeguar në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, të gjitha hapat procedurale që do të ndjekin demokratët, për të cilat thotë se me siguri kryedemokrati nuk ka asnjë shans për t’a ndaluar, pasi çështja mund të shkojë deri në dyert e gjykatës.

“Kur demokratët e kërkojnë, Kuvendi mblidhet automatikisht, do krijohet një grup, do marrin këto firma dhe do ia dërgojë Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së dhe sipas statutit, Basha duhet të mbledhë brenda muajit Kuvendit. Nuk e mbledh Sekretari i Përgjithshëm? Këto njerëz, nëpërmjet një grupi menaxhues do të njoftojë datën dhe orën dhe do të mblidhen, edhe pa kryetar, mund të mblidhet edhe stadium po të duash ti, dhe pasi mblidhen marrin një vendin, ky vendim shkruhet dhe depozitohet në gjykatë, e ka detyrim ligjor”, tha Ristani.

I të njëjtit mendim, se Kuvendin Kombëtar nuk e ndalon dot Lulzim Basha të mblidhet, është edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Gent Malko. Gabimi më i madh i Lulzim Bashës sipas tij, është se në këto 8 vite në drejtimin e PD-së, nuk ka arritur që të krijojë një ekip të tij apo një strukturë të qëndrueshme që mund ta mbështesë në situata të tilla, kur është vënë në vështirësi.

“Procedurialisht edhe nëse nuk është e parashikuar në statut, ai zgjidhet në momentin, nëse ke Kuvendit, kryetari mund të thotë sa të dua “nuk dua”, mund ta heq kryetarin kur të diskutojë. Berisha po përgatit bazën, Basha në 8 vjet ka qenë njeriu që ka punuar më mirë se kushdo tjetër kundër vetes së tij, nuk mund të jesh kaq i paaftë që të mos bësh ekip, që të mos krijosh një strukturë të qëndrueshme për të të mbështetur në një epokë të caktuar. Sot një pjesë nuk janë me Sali Berishës, por janë të gjithë kundër Lulzim Bashës. A është kjo zgjidhja? Jo, se mua nuk më shqetëson a e heq Lulzim Bashën, por çfarë do ndodh më pas. Berisha po ia nxjerr nga një deputet nga një deputet, se ai e di se ku do të shkojë, ai e di se këtë parti e ka të veten, e ka drejtuar si ka dashur vetë, ka qenë një lider që e ka sjellë PD në pushtet, ka qenë demokrat, Berishën se shaje dot në PD, Bashën e shajmë të gjithë, vendimet statutore merreshin se ti e dije se ca do kryetari dhe shko e voton, pse demokraci është kjo”, tha Gent Malko.

Nga ana tjetër, edhe Edvin Kulluri është i bindur në mbledhjen e këtij Kuvendit, kjo sepse sipas tij në luftës Basha dhe Berisha, demokratët janë më këtë të fundit.

” Mund të marr pjesë si i ftuar i jashtëm, por nuk jam pjesë, ka nisur mbledhja e firmave, që me shumicë merr ato vendime që i takojnë, dhe një prej tyre është statuti i ri i partisë dhe votimi i një Këshillit të ri Kombëtar dhe procedurat për zgjedhjen e një kryetari të ri. Padyshim që shumica e anëtarësisë së PD-së dhe e delegatëve që kanë një mandat janë rreshtuar me Berishën, kundër Bashës dhe kjo e bën Bashën që në atë kuvend do të përballet me disa vendime kundër vendimeve të tij”, tha Kulluri.

Ndërkohë, Report Tv ka zbardhur dokumentin e plotë që po firmoset nga demokratët të cilët përkrahin Sali Berishën në luftën që ka nisur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ku synohet ndryshimi i statutit, organizimi i Referendumit si edhe përcaktimi i aksionit opozitar.

“Me shpresë se rivalitizimi i aksionit opozitar të Partisë Demokratike do të shënojë hapin vendimmarrës për kthimin e saj si forcë politike që gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve shqiptare, në bazë të nenit 43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kërkoj mbledhjen e kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me rend dite si më poshtë”
-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.
-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD
-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, dhe në rast pamundësie në ambientin që do të përcaktohet në njoftimin publik, që do të kryhet për këtë qëllim, nga anëtari i Këshillit Kombëtar, deputeti Sali Berisha”, shkruhet në dokument.

Nga sa është raportuar, të paktën siç ka deklaruar më herët në ‘Repolitix’ ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha dhe një nga mbështetësit e Berishës, janë arritur që të mblidhen 1500 firma, minimumi i mjaftueshëm që nevojitet për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

g.kosovari

Next Post
“Moska është e shqetësuar për Kosovën”/ Tensionet në veri, mes ushtrisë serbe dhe zyrtarë rus

Kriza në veri të Kosovës, Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit/ Vizita e ambasadorit rus s'ishte e menduar mirë. Beogradi do paguajë faturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In