• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha refuzon garën/ Dega e PD në Kukës: Nuk do të dalim me kandidat, s’do bëhemi ‘trau i dytë’ i humbjes

by Java News
08/09/2023 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dega e Partisë Demokratike në Kukës përmes një njoftimi në rrjete sociale ka bërë me dije se nuk do të nxjerrë kandidat për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 24 shtator për drejtimin e bashkisë.

Ne kete menyre dhe ne keto zgjedhje PD e Bashe nuk do te dale me kandidat ne Kukes.

Dje lideri i opozitës regjistroi Emri Vaten si kandidat për bashkinë e Kukësit, ndërkohë që socialistët regjistruan zyrtarisht Albert Halilaj si kandidatin që do të kërkojë të fitojë sërish bashkinë e Kukësit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE DEGA KUKËS

Partia Demokratike Dega Kukës, duke ndjekur me pergjegjësi te lartë politike dhe morale  situatën e krijuar në Kukës; pas refuzimit nga një pjesë e opozitës për një kandidat përbashkues, rezident në Kukës dhe me të gjithë vullnetin për të nxjerrë një kandidat fitues në zgjedhjet e 24 shtatorit, kërkon t’ju rikujtojë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj se qëndrimi jonë ka qenë konstant dhe vetëm në interes të demokratëve të ndershëm të Kukësit.

Ne besojmë se gara për drejtimin e Bashkisë Kukës ,është një përfaqësim dinjitoz dhe I munguar për qytetarët e lirë të këtij vendi. Kjo garë nuk duhet absolutisht të jetë një garë për pazare dhe  qoka oligarkësh mes rilindasve te Ramës dhe përfituesve të PL së Metës.

Megjithatë, në rrethanat kur PD , institucionet e saj lokale dhe qëndrore, këmbëngulën për më se dy muaj për një bashkim gjithëpërfshirës të faktorëve opozitarë ne Kukës, me qëllimin e vetëm kthimin e qeverisjes lokale tek e djathta,në shërbim të qytetarëve, çdo kërkesë e jona u pa se ra në vesh të shurdhët.

Jo të gjithë patën të njëjtin vullnet me Partinë Demokratike. Duke anashkaluar dhe vullnetin e familjes së madhe të demokratëve të Kukësit, komandimi nga Tirana,në dëm të interesave të qytetarëve kuksianë, për të mbrojtur interesat e individëve dhe tregtarëve me oligarkët e Ramës po rrezikojnë një përsëritje të 14 majit.

Të gjithë ne, kemi humbur shumë prej frymës së konfliktit, përçarjes, unit dhe interesave të individit. Interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim do të ishte përfaqësimi  me një kandidat të vetëm të të gjithë spektrit opozitar për bashkinë Kukës.

Ndaj në kushtet e krijuara pas “nxitimit’ me “primare” të paracaktuara dhe caktimit të kandidatit, Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim , që të mos krijojë kushtet për një ndarje akoma më të thellë të demokratëve në dëm të qytetarëve të Kukësit.

Në këto rrethana Partia Demokratike, me përgjegjësi të plotë deklaron se nuk do të dalë me një kandidat për zgjedhjet e datës 24 shtator për Bashkinë e Kukësit.

Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë “trau I dytë” I humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë.Partia Demokratike qëndron fuqimisht në mbrojtje të interesave të kuksianëve, në mbështetje të tyre dhe po punon fort për ringritjen,bashkimin dhe unifikimin e të gjithë strukturave.Partia Demokratike do të luftojë që sëbashku ti rikthejme dinjitetin e nërpërkëmbur të qytetarëve kuksianë nga interesat e momentit, të kujtdo qofshin ato. Koha, do të jetë treguesi më I mirë./m.j

Next Post
Ngjarja e rëndë/ Aksident fatal, burrë e grua humbin jetën, lëndohen dy fëmijët e tyre

VIDEO/ Aksident në Laprakë: Shoferja fluturon mbi bordurë dhe godet makinën tjetër, ka të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

February 25, 2026
Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In