• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Reforma me votat unanime, drejtësi e standardeve europiane

by A R
22/07/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se miratimi i reformës në drejtësi me vota të opozitës dhe mazhorancës është një ogur i mirë për bashkimin e shqiptarëve dhe drejtësinë e standarteve evropiane.

Në një deklaratë për mediat, paraditen e së premtes, Basha shprehet se: “Reforma në Drejtësi, që u miratua me konsensusin e plotë të Parlamentit të Shqipërisë, paketa kushtetuese që kaloi me votat e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës të bashkuara, është një ogur i mirë për bashkimin e shqiptarëve për drejtësinë e standardit europian, për drejtësinë e dinjitetit të shqiptarëve, për drejtësinë e kushtetuetshmërisë””.

“Reforma në Drejtësi dhe vota e Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi janë një realitet bazuar mbi një draft të aprovuar prej Komisionit të Venecias, me kontributin e jashtëzakonshëm të Viktoria Nuland, që dua ta falenderoj përzemërsisht, me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve europianë, komisionerit për Zgjerimin Johanes Hahn, kryetarit të Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian Elmar Brok, miqve tanë Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, kontributit të jashtëzakonshëm të ekspertëve ndërkombëtarë, ambasadorëve Lu dhe Vlahutin me të cilët debatet kanë qenë jo të pakta e të nxehta por gjithmonë të perqendruara në rolin dhe misionin e opozitës që ne e përmbushëm me sukses; konsensus, opozitën si gardiane të kushtetuetshmërisë, të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe moskapjes politike te drejtesise”, shprehet Basha.

Basha thekson se opozita ka vënë një gur themeli për një aleat të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit; drejtësinë e pavarur. Nesër, me fillimin e zbatimit të kësaj reforme, beteja jonë kundër krimit dhe korrupsionit do të materializohet në çrrënjosjen e themeleve të këtij pushteti të korruptuar. Beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme e cila është beteja e ardhshme me mbështetje të plotë europiane dhe amerikane, eshtë premtimi ynë ndaj qytetarëve shqiptarë. Urime të gjithe shqiptarëve. (java / r.a)

Next Post

Reforma u miratua, deputetët e PD festojnë shmangien e pasojave me një foto së bashku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In