• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha reagon për Lalën: Denoncoi lidhjet e deputetit Çyrbja me Shullazin

by A R
30/08/2018 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit me armë mbi banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala. Basha deklaron se gazetarja së fundmi denoncoi lidhjet e ngushta të deputetit socialist Çyrbja me bandën e Shullazit. Kryedemokrati paralajmëron Ramën, që nëse i preket një fije floku gazetares apo cdo opozitari do të mbajë përgjegjësi të plotë.

“Në vendin tonë sot u realizua edhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve që sundohen nga krimi. Një gazetar që zbulon lidhjet e mafies me pushtetin është sulmuar me armë. Familja e gazetares u sulmua sot herët në mëngjes, plumbat kanë goditur dhomat ku flenë vajzat në shtëpinë e gjyshes së tyre. Mesazhi është i qartë; kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë. Shpreh mbështetjen time për gazetaren dhe cdo gazetar të pa blerë nga kjo qeveri, që bashkëqeveris me krimin. Kemi një rrugë për të fituar betejën ‘duhet që të përballemi’. Sa herë media hesht krimi triumfon. Ia kemi dalë ti largojmë nga parlamenti dhe disa bashki disa dhjetra kriminelë, por fitorja nuk është akoma në anën e qeverisë. Sulmi me armë ndaj gazetares, që së fundmi denoncoi lidhjet e ngushta të deputetit Çyrbja me bandën e Shullazit, janë tregues se me Ramën krimi ndihet i paprekshëm. sot kam edhe një mesazh për Ramën, do të mbash ti përgjegjësi nëse gazetares, familjes apo cdo opozitari i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat. Sa kohë Rama është i lidhur mr krimin, Shqipëria do të jetë në mëshirën e bandave” – tha Basha.

Banesa e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala është bërë pre e një sumi me armë mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime policore, të cilat saktësojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht askush prej familjarëve nuk është lënduar.

Në drejtim të banesës është derdhur një breshëri kallashnikovi. Burimet saktësojnë se në momentet e sulmit familjarët e Lalës, prindërit, vëllai por edhe fëmijët e gazetares ndodheshin në banesën e gazetares në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija”.

Policia në njoftimin e saj zyrtar thotë se po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për ngjarjen reagoi edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili dënon aktin e rëndë. Vetë Lala e kontaktuar nga UGSH-ja, ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si gazetare.

Next Post
Meta uron Trump për 242-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria solidare me SHBA

Sulmi me armë ndaj banesës së gazetares Lala, reagon Meta: Autorët të vihen para drejtësisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In