Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër në media pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, si dhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim “se tashmë topi është në fushën e tij”.
Duke mos e komentuar deklaratën e ambasadores, Basha u shpreh se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për të patur marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore.
“Është bërë progres, drejt dakordësisë për administrim zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua të siguroj shqiptarët që opozita do bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.”, tha Basha.
/e.rr