Gjatë një bashkëbisedimi me protestuesit në të ashtuquajturën “çadra e lirisë”, Lulzim Basha ka folur për skandalin e CEZ. Basha deklaroi se 600 milionë euro i janë zhvatur popullit shqiptar dhe njerëz me influencë politike në Bruksel kanë qenë pjesë e këtij pakti mafioz.
“600 milionë euro i janë zhvatur popullit më të varfër në Evropë dhe ky pakt është bërë para se Rama të vintë në pushtet. Njërëz me influencë politike në Bruksel pjesë e këtij pakti mafioz. Mafiozët në Evropë mbushin xhepat me paratë e drogës të Edi Ramës”, deklaroi Basha.
Kreu i PD foli edhe për reformën në drejtësi. Ai tha se pakti për reformën është dhunuar nga hajduti i CEZ. Me një ton të lartë zëri, Basha tha se nuk do të pranojë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama. Le ta dëgjojnë mirë, miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë, tha ai.
“Nuk do të pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama, le ta dëgjojnë miqte dhe armiqtë tanë. Drejtësi me paratë e drogës nuk do të ketë kurrë. Pakti i 22 korrikut është dhunuar nga hajduti i Cez”, deklaroi Basha.
Lideri i PD, tha se jemi në luftë për jetë a vdekje për Shqipërinë Evropiane.
a.ç










