• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Rama si Roshi i partisë, një gënjeshtar që harron të kaluarën

by Java News
09/05/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklaratat e kësaj të hëne nga ana e Kryeministrit Rama për integrimin e vendit në BE dhe mungesën e vullnetit të qeverisë së shkuar për ta çuar vendin më pranë unionit, kanë sjellë reagimin e liderit të opozitës Basha. Kryedemokrati e ka etiketuar Kryeministrin si një gënjeshtar, që mohon arritjet e qeverisë Berisha në lidhje me integrimin. Basha e ka krahasuar Ramën me kryebashkiakun e Kavajës, që sipas tij “ka harruar se pse e kanë arrestuar”.

“Sot në ditën e Europës, Edi Rama u shfaq me tërë përmasat e tij si gënjeshtar. Rrena e parë ishte se qeveria e mëparshme paska bllokuar afrimin e vendit me BE-në.

Po aplikimi për statusin e vendit kandidat, kur ndodhi? Po heqja e kufirit me vendet Schengen, lëvizja e lirë pa viza, kur ndodhi? Po rekomandimi per statusin kur ndodhi? Po bllokimi i marrjes së statusit të vendit kandidat, për shkak se Edi Rama refuzoi të votonte 3 ligjet, kur ndodhi? Edhe Rames si Roshit nuk i kujtohet e kaluara…

Inkriminimi i politikës dhe zyrave publike, shkatërrimi i zgjedhjeve dhe goditja e votës së lirë, krimi i organizuar, Shqipëria e para ne listën e drogës, korrupsioni në çdo degë të qeverisjes, ekonomia në humnerë, vrasja e shpresës dhe eksodi masiv, të gjitha këto janë jo vetëm akte të Edi Ramës kundër popullit të tij, por sidomos akte anti-Europë. Kush nuk e di se ky përzgjodhi pikërisht ata që kishin kryer krime dhe vrasje në Europë, Roshët, Bushët, Prengët, Ndokët, Frrokët, për të përfaqësuar shqiptarët në Parlament, pushtet vendor etj.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë shpesh në udhëkryq. Ka pasur ky vend në historinë e tij pengesa e armiq në rrugëtimin drejt Europes, që kanë dashur ta mbajnë larg aspiratës shekullore. Dje Haxhi Qamili e më pas regjimi komunist, dhe sot Edi Rama. Por nuk ia kanë dalë asnjëherë. Shqiptarët dinë të zgjedhin, dhe zgjedhja është e qartë. Vetëm një Shqipëri pa Edi Ramën është Shqipëri europiane”, shkruan Basha. Javanews/ a.k

Next Post

‘Inex’ e Beogradit humb betejën e parë juridike për Brezovicën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In