• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Rama konsumoi krim federal, 80 mijë euro për një foto me Obamën

by A R
01/07/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi në lidhje me hetimin e një shtetasi shqiptar në fushatën e presidentit Barack Obama. Në disa media, u përfol edhe emri i Edi Ramës si i lidhur me personin që dha 80 mijë euro për fushatën e Obamës. Ky person kishte mundësuar sipas mediave hyrjen e Edi Ramës në një aktivitet në vitin 2012, ku ai bëri edhe një foto me presidentin Obama, të cilën e shpërndau në llogarinë e tij në facebook. Në lidhje me këtë çështje kryeopozitari Basha deklaroi se drejtësia amerikane ka nxjerrë emrin e Ramës, si një perosn që ka kryer një krim federal.

“Hetimet e bëra publike nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, tregojnë se Edi Rama qëndorn pas një krimi të rëndë federal të kryer në BE, si dhënës i 80 mijë dollarëve për fushatën e presidentit Obama, që ndalohet kategoriskisht futja e parave nga një burim i huaj. 80 mijë dollarë ka paguar Edi Rama për një foto, 80 mijë dollarë për një ashtrim, për tu hedhur hi syve të shqiptarëve. Në rrugën e tij të marrjes së pushtetit nuk u ndal, duke thirrur në armë gjithëfarë kriminelësh. Ky krim i rëndë federal i porositur dhe i paguar nga Edi Rama tregon edhe njëherë se si e nisi rrugën drejt pushtetit, E nisi me krim dhe po sundon me krim, e mbushi parlamentin me kriminelë që i nxori nga çdo vrimë ku ishin fshehur”, deklaroi Basha.

Më tej lideri i opozitës tha se Rama nuk i shpëton dot drejtësisë amerikane. Sipas tij, çështja në fjalë tregoi edhe njëherë se Rama kërkon të kapë sistemin. Ai i bëri thirrje prokurorisë shqiptare të hetojë rastin në fjalë.

“Në një shtet ku ligji nuk blihet, ai guxoi të mashtrojë stafin e presidentit Obama. Ajo foto tregon qartë mendësinë e Edi Ramës, për të cilin me paratë e pista blihet gjithçka. Kjo foto është tjetër tregues se drejtësia nuk mund të kapet nga Edi Rama. Drejtësia që do Edi Rama është drejtësia e kontrolluar prej tij. Drejtësia që dio ai ëhstë modeli i bashkëshortes së Sadushit që ktheu dje dy policët e skandalit të përgjimeve në detyrë. Unë sot du ti bëj thirrje prokurorit shqiptar që paralelisht me hetimet e FBI, të nis paralelisht hetimet. Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë kur kishte deklaruar vetëm 3 mijë euro pasuri. Apo janë para korrupsioni, çfarë kanë marrë financuesit në këmbim? Edi Rama duhet dhe do të japë llogari për krimin e tij”, tha Basha./a.m.

 

Next Post

Më 2-3 korrik “Kampionati Ballkanik të Çiklizmit” në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

February 19, 2026
“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

February 19, 2026
“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In