• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Mbështes Bujar Nishanin për President, jo koalicion me LSI

by Java News
01/12/2016 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu i ka dhënë fund dilemave lidhur me një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “PD nuk do të bëjë koalicion me LSI-në”, pohoi Basha. Lideri i opozitës deklaroi gjithashtu se PD-ja do të mbështesë rikandidimin e Bujar Nishanit për një mandat të dytë si President Republike. “Meqënëse Presidenti Nishani ka shprehur dëshirën për të rikandiduar ne do ta mbështesim atë”, – tha Basha. Ndërkohë ai konfirmoi se opozita shqiptare është e vendosur të mbështesë integrimin e Shqipërisë.

Basha tha se “po të ishte për mua do ta firmosja që sot hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Por nuk është në dorën time, vendosin vendet e BE-së. Partia Demokratike e ka mbështetur gjithmonë integrimin e Shqipërinë në BE, ka punuar dhe ka kontribuar për integrimin”, – u shpreh lideri i opozitës.

I pyetur nëse kishte ndonjë entuziasëm nga opozita shqiptare, kryesisht pas deklaratës së Kirshbaun, Basha tha se nuk ka pasur asnjë entuziasëm. “Shqetësim dhe turpërim. Pas gjithë këtyre vitëve përpjekje, me zigzaget e tyre, jemi kthyer në një pikë ekzistenciale të futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka të bëjë me problemet reale që ka të bëjë Shqipëria. Diskutimi i vërtetë sot është, do apo nuk do, PD-ja për hapjen e negociatave. Ajo e ka dëshiruar, e ka kërkuar dhe ka lobuar për këtë. Por diskutimi i vërtetë është se çfarë po e pengon hapjen e negociatave dhe çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara”, tha kreu i PD.

Mandej ai ka pretenduar se kryeministri Rama e ka ditur një ditë më parë se negociatat për anëtarësimin në BE nuk do të hapeshin.

“Zotit Bushati i është komunikuar zyrtarisht se nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë”- ka thënë ai. Sipas tij burimet që kanë komunikuar më qeverinë, kanë njoftuar edhe opozitën një ditë para ardhjes së Gunther Krichbaum në Shqipëri. “Shfrimi i Ramës ndaj Krichbaum tregon një gjë. Ai ka shpresuar deri ditën e fundit për ndryshimin e qëndrimit.”- ka arsyetuar Basha fjalimet e Kryeministrit. Lidhur me debatin për çështjen e ligjit të “vetting”-ut ai tha se “Partia Demokratike është pro vettingut. Ka votuar pro vetingut si pjese e ndryshimeve kushtetuese”, – tha Basha.

Sipas kreut të PD, pengesa për integrimin nuk është vetëm vetingu, por edhe shumë probleme të tjera reale si droga, krimi dhe korrupsioni.

“Ka pasur probleme me ligjet që duhet të buronin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim.”- ka thënë ai.

Basha ka theksuar edhe një herë rekomandimet e kancelares Angela Merkel, se përveç pesë kushteve duhet të bëhet progres edhe në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zgjedhje të ndershme. “Opozita nuk ka pushtetin për të krijuar një realitet që e beson Merkel”- ka thënë Basha.

 

 

Next Post
Nuk e pranonte lidhjen me italianin, babai shqiptar plagos të dashurin e vajzës

VLORE/ Sherr për motive të dobëta, 2 të rinj masakrojnë me thikë bashkëmoshatarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dialog”! Rama, ftesë protestuesve. Vendosen karrige me mesazhe para Kryeministrisë

“Dialog”! Rama, ftesë protestuesve. Vendosen karrige me mesazhe para Kryeministrisë

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com