• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Qeveria e rrënoi Kukësin, tani i vendos edhe taksë për rrugën

by Java News
04/12/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varfëria në Kukës ka arritur në një shkallë të panjohur më parë.  Gjysma e familjeve të qytetit janë të regjistruara në listën e ndihmës ekonomike. Dhe një goditje tjetër pritet nga taksa e Edi Ramës për Rrugën e Kombit, që do ta dyfishojë cmimin e biletës së udhëtimit dhe do të rrisë kostot në cdo drejtim duke e shtrenguar akoma më shumë jetesën atje. Lulzim Basha u takua me demokratët e Kukësit dhe angazhua për të mos e pranuar këtë taksë.

“Nuk mjafton fakti që nuk ka hapur një vend të ri pune në Kukës, nuk ka bërë një investim në Kukës. Por tani dëshiron ti vendosë Kukësit një rrethim, një barrikadë, një mur në formën e taksës për Rrugën e Kombit.

Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit ?! Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit kur secili prej nesh paguan 240 lekë shtesë taksë për karburantin që me ardhjen e Edi Ramës.

Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një takse që do të ndalojë qarkullimin e lirë midis Kukësit dhe Tiranës, midis Prishtinës dhe Tiranës. Rrugën që e ndërtuam me kaq sakrificë e përkundër përpjekjeve për ta penguar, do ta kemi jo vetëm Rrugën e Kombit por rrugën e kombit të lirë dhe rrugën e lirë të kombit për qytetarët dhe mallrat shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Lulzim Basha.

Duke u ndalur në analizën e gjendjes së rëndë të vendit dhe nevojës për ndryshim, Basha vuri theksin tek detyra që u del përpara demokratëve, për ta ndryshuar në radhë të parë Partinë Demokratike. Basha tha se qeverisja aktuale degjeneroi në gjendjen e sotme sepse i braktisi qytetarët, dhe e lidhi fatin e saj me krimin e me një grusht njerëzish e klientësh.

“Hallka e dobët është fakti se politikani me sistemin aktual nuk e ka të lidhur fatin e tij me qytetarin. Ka humbur çdo lidhje me realitetin sepse fatin e tij nuk e ka të lidhur më me qytetarët.

Këtu duhet të ngulemi fort ne demokratët e të nxjerrim konkluzionet tona. Së pari, ne nuk mund të lejojmë kurrë që ne demokratët të humbim lidhjen me realitetin, të humbim lidhjet me qytetarët, të jetojmë një realitet që ska lidhje me hallet dhe problemet e tyre.

Detyra jonë e parë është të jemi afër njerëzve, ti kuptojmë dhe ti prekim hallet që ata prekin në mënyrë të përditshme e të bëjmë gjithçka për tu ardhur atyre në ndihmë”, deklaroi Basha.

ma.me

Next Post
Mashtrime me ankandet publike arrestohen 3 persona në Fier

Mashtrime me ankandet publike arrestohen 3 persona në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In