• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha prezanton programin për biznesin e vogël: Taksa lokale jo më shumë se 1% e xhiros, 0 tatim-fitimi

by E S
26/04/2025 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku prezantoi disa nga pikat kyçe të programit të koalicionit për mbështetje të këtij sektori. Basha theksoi angazhimin e koalicionit për të përjashtuar biznesin e vogël nga tatim-fitimi të qeverisë qendrore, duke vënë theksin te pagesa e taksave dhe tarifave lokale që nuk do të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore.”

Ai shpjegoi se ky hap është një stimul i nevojshëm për biznesin e vogël, megjithatë, theksoi se kjo masë vetëm nuk do të mjaftonte nëse bizneset vazhdojnë të përballen me rënie të xhiros dhe fuqisë blerëse. Për këtë arsye, Basha foli për planin që përfshin eliminimin e abuzimeve nga inspektoriate dhe institucione shtetërore, duke vendosur pulla fiskale në ambientet e jashtme të biznesit të vogël dhe duke e bërë të paligjshme praninë e çdo inspektori tatimor.

“Ne nuk heqim dorë nga plani që kemi rikonfirmuar në 1 qershor, i cili parashikon që biznesi i vogël në Shqipëri të përjashtohet tërrësisht nga ataksimi prej qeverisjes qendrore. Pra, pa tatim fitimin nga qeverisja qendrore, me të vetmin detyrim fiskal pagesën e taksave dhe tarifave lokale të cilat nuk mund të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore. Sigurisht që kjo është një frymëmarrje për biznesin e vogël por është edhe e pamjaftueshme në qoftë se ai vazhdon të përballet me rënie të vazhdueshme të xhiros, të fuqisë blerëse dhe si rezultat edhe të marzheve të fitimit. Kështu që ky hap, bashkë me hapin tjetër që eleminon de fakto, pothuajse 100% abuzimin e institucioneve shtetërore, inspektoriateve, policive lokale, qëndrore e gjithçka tjetër që është vendosja e pullës fiskale në ambientete e jashtme të biznesit të vogël, që e pamundëson apo e bën të paligjshme praninë e çdo nënpunësi tatimor apo e çdo lloji tjetër me pretendimin se po bën kontroll. E gjitha kjo nuk mund të kuptohet pa një përpjekje shumë të madhe për shëndoshjen e ekonomisë në tërrësi”, tha ai.

Basha gjithashtu shpjegoi se ulja e barrës fiskale për bizneset me taksën 9% do të stimulojë investimet, rritjen e pagave dhe shpërblimeve për punonjësit, duke kontribuar në rritjen e konsumit dhe forcimin e ekonomisë.

“Dhe këtu, pavarësisht se biznesi i vogël nuk preket, taksa e sheshtë 9% që vlen për pjesën tjetër të biznesit ka për qëllim që duke ulur barrën fiskale, duke i dhënë më shumë stimujt financiar biznesit qoftë për të investuar dhe riinvestuar, qoftë për të kaluar një pjesë që sot nuk e kalon dot për shkak të pamundësive ekonomike, tek pagat apo stimujt financiar, shpërblimet për punëmarrësit. Të jetë një aspekt që ndihmon në stabilizimin dhe rritjen e konsumit që do të thotë më shumë para në treg, më shumë para në xhepat e qytetarëve, më shumë para në xhepat e konsumatorit, më shumë blerje produktesh dhe shërbimesh, më shumë qarkullim i lekut padiskutim që kjo do të ndihet edhe tek biznesi i vogël”, u shpreh Basha.

Ai theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe mbështetjes për SPAK, si një parakusht për luftën kundër korrupsionit dhe për mbrojtjen e parave të buxhetit, që aktualisht përfundojnë në duar të pak njerëzve përmes aferave dhe tenderave të dyshimtë. Në fund, Basha theksoi se vetëm një luftë efektive kundër korrupsionit mund të sjellë një ndikim të vërtetë në ekonominë e vendit dhe në përmirësimin e kushteve për bizneset dhe qytetarët.

“Ngado që të rrotullohemi, asnjë politikë vizionare, afatgjatë dhe efektive, nuk mund të zbatohet, nuk mund të ekzekutohet në mungesë të vazhdimit të mbështetjes për SPAK-ut dhe luftës së korrupsionit sa i takon dhe qeverisjes së ardhshme. Vetëm avancimi i mëtejshëm i Reformës në Drejtësi, fuqizimi i SPAK, ndërtimi mbi shembullim e deritanishëm i një praktike solide i luftës kundër pandëshkueshmërisë është parakusht që paratë deri më sot përmes aferave korruptive, koncensioneve, tenderave publik, zhvjatjes së pronave, i përfitojnë një grusht njerëzish, të ridrejtohen tek ekonomia, tek xhepat e qytetarëve. Një pjesë përmes stimujve fiskal tek biznesi dhe përmes xhepave të qytetarëve përsëri në xhiron tek biznesi i vogël e më tej”, tha më tej Basha.

Next Post
SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës

SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Brendshme: 26 Korrik 2023, afati i fundit i aplikimit për karta ose pasaporta biometrike përmes kuponëve të “Aleat”

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

November 3, 2026
Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

November 3, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

November 3, 2026
Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin?

November 3, 2026
Xhaka “tërbon” tifozët e Arsenalit: Me kalimin te Leverkusen bëra dy hapa përpara

Pezullimi pas skandalit me certifikatat e COVID-it, Zvicra ndryshon qëndrim për kapitenin Granit Xhaka! Shqiptari grumbullohet me “Helvetët”

November 3, 2026
Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, tarifa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

TVSH-ja rritet nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi!

November 3, 2026
Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

November 3, 2026
Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In