• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha prezanton kandidatin e Roskovecit

by
25/04/2015 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi në Roskovec kandidatin për kryetar Bashkie Gëzim Çaushi.
Basha tha se 21 Qershori është momenti ku qytetarët do japin përgjigje plagës së madhe që ka pllakosur sot Roskovecin, Fierin dhe gjithë Shqipërinë që është papunësia, varfëria, mungesa e shpresës për një të nesërme më të mirë. Sipas Bashës kjo ka vulosur dhjetra e qindra dyer tek fierakët, banorë të Roskovecit e banorë të zonave përreth, e që i ka detyruar ata të marrin rrugët e kurbetit në një eksod.

“Me 21 Qershor, vëllezër e motra, fjalën nuk e ka më qeveria, fjalën nuk e ka më kryeministri, fjalën nuk e ka më politika, fjalën e kanë qytetarët, fjalën e kanë banorët e Roskovecit, fjalën e kanë banorët e Fierit, fjalën e kanë shqiptarët që do të vulosin me votën e tyre. Më gjatë se kurrë më tha dikush para disa ditësh, por dalngangalë ora e gjykimit të drejtë popullor me votë po vjen. Ora e gjykimit për dështimet dhe mashtrimet në kurriz të banorëve të Roskovecit dhe gjithë Shqipërisë po vjen.” tha Basha.

Sipas kreu të demokratëve pashpirtesia, është virtyti i kësaj qeverie që s’ka mbajtur asnjë premtim, nuk ka hapur asnjë vend të ri pune, por e ka zhytur vendin në varfëri he mjerim.

“Duke i trajtuar me pashpirtësi të madhe, duke i ballafaquar me virtytin e vetëm të kësaj qeverie, pashpirtësinë. Paaftësinë për të dëgjuar, për t’ju dëgjuar ju, për t’ju shikuar ju, për t’ju ndjerë ju, për të prekur dhimbjen tuaj siç e ka prekur deri më sot dhe si do ta prekë ditë për ditë nesër, duke u përpjekur dhe luftuar me ju për ta pakësuar dhimbjen tuaj duke hapur me ju, me mua, me gjithë shqiptarët horizontet e së nesërmes që patjetër do të jetë më e mirë.” tha Basha

Kandidati ynë sot dhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Roskovecit, Gëzim Çaushaj. Nuk jua sjellim këtë kandidat për Partinë Demokratike. Nuk jua sjellim Gëzim Çaushin për veten tonë. E gjejmë këtu mes jush me përkushtim, me integritet, me punë shumë e fjalë pak dhe jam i sigurtë , unë dhe të gjithë demokratët, jam i sigurtë unë dhe të gjithë shqiptarët që kërkojmë një të nesërme ndryshe se duke i besuar votën atij keni një arsye më shumë që sëbashku me njëri tjetrin, sëbashku me kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Roskovecit, sëbashku me mua, të hapim një kapitull të ri se koha nuk pret më” theksoi Basha.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Prokuroria pushon hetimin, pa “rrëzuar” akuzat për Gjin Gjonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In