• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha prezanton kandidatin e Lezhës

by
03/05/2015 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot kandidatin për kryetar të Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj. Lideri i opozitës ka theksuar se ashtu si në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë ka një padurim të madh për t’i dhënë mësimin e merituar në 21 qershor dyshes Rama-Meta për keqqeverisjen. Në 20 muaj qeverisje, – theksoi z. Basha kanë rritur taksat, çmimin e energjisë, çmimin e karburantit, kanë hequr me mijëra njerëz nga puna pa të drejtë, ndërsa dhjetëra, mijëra të tjerë i kanë hedhur në mes të rrugëve duke u mbyllur bizneset, duke ua bërë të pamundur ekzistencën, duke i shtyrë drejt dëshpërimit.

“Dyshja Rama-Meta premtoi parajsën por na ktheu prapa, na ktheu shumë prapa, e zhytën në mjerim, e zhytën në varfëri Shqipërinë. Sot, 95% e familjeve shqiptare duhet të marrin borxh që të mbyllin muajin. Dramatike, tragjike, e papranueshme është fatura e qeverisjes së tyre këtu në Lezhë, si kudo në Shqipëri, ku familjarët, kryefamiljarët jo vetëm numërojnë qindarkat për të vënë bukën e fëmijëve në tavolinën e përnatshme por janë shtyrë edhe drejt akteve të vetëflijimit. I morën jetën Mark Brahimajt sepse e larguan me të padrejtë nga puna dhe nuk i dhanë një ditë përgjigje se përse e bënë. 

I morën jetën Gjovalin Lazrit sepse i çuan një faturë të papërballueshme të energjisë elektrike, babait të jetimëve të pamundur ndërkohë që deputetët e tyre, ministrat e klientela e tyre akumulojnë borxhe të jashtëzakonshme në kurriz të taksapaguesve, askush nuk i prek me dorë, përkundrazi, i promovojnë, i veshin me pushtet, i bëjnë edhe më të pasur me paratë e taksave të lezhianëve dhe të shqiptarëve që i kanë rritur si asnjëherë më parë. 

Këtu në Lezhë, ka rënë shumë rëndë hanxhari i arbitraritetit, i padrejtësisë, i sistemit të vjedhjes suaj ditën e natën, i sistemit që ka rrënuar çdo shpresë e që po u lë vetëm një shteg shqiptarëve, të ikin, të largohen nga vendi i tyre. Ky është shtegu që do t’i lerë Edi Rama dhe Ilir Meta shqiptarëve, jo punë, jo mirëqenie, jo dinjitet por vetëm largim.” 

Z. Basha theksoi se drama të mëdha kanë shkaktuar e po shkaktojnë ditë për ditë dyshja Rama –Meta me  papërgjegjësinë dhe  korrupsionin e tyre duke e kthyer prapa Lezhën dhe  Shqipërinë.  Të vetmit që kanë përfituar nga qeverisja e tyre janë kriminelët që janë promovuar në nivelet më të larta të administratës së bashku me personat pa arsim apo me diploma false që sot janë drejtorë.

“21 qershori do të jetë dita juaj, dita jonë për të flakur tutje këtë poshtërim, do të jetë dita jonë, do të jetë dita juaj për t’i thënë jo kthimit prapa, për t’i thënë jo politikës së taksave të larta, çmimeve të larta, papunësisë, arbitraritetit, arrogancës. Do të jetë dita juaj për të vendosur Bashkinë e Lezhës në duart e lezhianëve. Ata që rritën taksat, ata që futën duart thellë në xhepat tuaj dhe baballarëve e nënave tuaj, rini e Lezhës, çfarë bënë me këto para? 

A kthyen shërbime te qytetarët e Lezhës, a hapën vende të reja pune, a përmirësuan ndopak cilësinë e jetës suaj, a plotësuan premtimet e tyre për shëndetësi falas. Asnjë nga këto. Çfarë kanë bërë? Qendrën e Lezhës që ju e mbani mend fare mirë, u investua vetëm 10 vite më parë, tashmë po e riinvestojnë me çmimin e kripur, me faturat e kripura abuzive e korruptive. Nuk hapin vende pune, nuk japin asnjë perspektivë as për fermerët, as për rininë lezhiane por hapin vepra korrupsioni, fasada e palma korrupsioni” – theksoi z. Basha. 

Z. Basha ka ftuar lezhianët dhe shqiptarët t’i bashkohen ofertës së re të PD për punë dhe dinjitet, paratë qe sot janë përqendruar në duart e  oligarkëve të kthehen në projekte zhvillimi për qytetarët, për bujqësinë, blegtorinë, turizmin, për peshkimin, për të gjithë asetet që nuk u takojnë e nuk mund t’u takojnë kurrë oligarkëve por janë e do të jenë prona, pasuria, mirëqenia e qytetarëve. 

“Në këtë përbashkim të madh e të paduruar sot, le të ftojmë këdo, çdo lezhiane e lezhian, pavarësisht ngjyrave politike që e do kryeqendrën e bashkisë së ardhshme për Lezhën e për lezhianët, që e do qeverisjen e Lezhës nga Lezha, çdokush që e di se hallet mund e duhet t’i zgjidhë me atë që përfaqëson Lezhën e lezhianët, këtu në Lezhë, pavarësisht prej bindjeve politike, çdokush që refuzon regjimin, nënshtrimin dhe qeverisjen nga Gjiri i Lalzit, le të bashkohet me ne, me votën e 21 qershorit, me Fran Frrokaj, me PD, me opozitën! 

Koha po vjen, ora po vjen. Është ora, vota juaj, është vendimi juaj, është gjykimi juaj të cilit ata i tremben për paudhësitë e zullumet që kanë shkaktuar në këto dy vite. Mos u gënjeni, mos u mashtroni, mos qëndroni pasivë, të marrim këdo që do të bashkohet në këtë kauzë të madhe popullore për punë dhe dinjitet e së bashku t’i japim ndëshkimin e merituar keqqeverisjes Rama-Meta, së bashku të hapim një kapitull të ri, një epokë të re për qytetarët e Lezhës, për banorët e Lezhës, për të gjithë Shqipërinë, të qeverisjes me ju dhe për ju, të qeverisjes me frymëzim dhe sytë nga hallet e problemet tuaja, të qeverisjes së zemrës së dhimbsur të qeverisjes së zgjedhjeve dhe zgjidhjeve të mëdha për ju!” – u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha.

Next Post

Shkreli: Ky është krimi i radhës që i ndodh kryeqytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In