• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkreli: Ky është krimi i radhës që i ndodh kryeqytetit

by
03/05/2015 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit nga Revista JAVA të skandalit të lejes së ndërtimit të lëshuar nga Bashkia Tiranë në zemër të ish Bllokut, ka reaguar sot në një deklatë për mediat arkitekti dhe njëherësh këshilltari i kryeministrit, Artan Shkreli.

Shkreli tha se kjo leje është e kundraligjshme dhe se  është  në kundërshtim me listën e Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili e kishte klasifikuar një vilë të vjetër tiranase, të kohës së monarkisë, si një objekt të trashëgimisë kulturore.

“Ky është krimi i radhës që i ndodh kryeqytetit. Jemi në zonën e Bllokut, zona me intensitetin më të madh të ndërtimit në Shqipëri. Zona kaq e kontestuar përsa i përket goditjes me metra kub beton dhe zona që u premtua nga kryetari i ri i bashkisë, që tashmë është i vjetër, se jo vetëm nuk do të ndërtohej më dhe jo vetëm që nuk do të intensifikohej më, por përkundrazi do të ndërmerreshin aksione rehabilituese dhe dizurbanizuese të kësaj zone.

Pikërisht tani, Kryetari i Bashkisë vazhdon të japi lejet në ikje. Ka dhënë një ndër lejet më skandaloze të dhëna në Tiranë, midis dy pallateve 12-katëshe, një pallat 9-katësh dhe dy kate  të tjera nëntokë. Jo vetëm kaq, por e ka dhënë në kundërshtim me qendrën e Tiranës. E ka dhënë në kundërshtim me listën e Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili e kishte klasifikuar një vilë të vjetër tiranase, të kohës së monarkisë, si një objekt të trashëgimisë kulturore. E ka dhënë dhe në kundërshtim me vetë praktikat që ka ndërmarrë në lidhje me planin e njësisë vendore.

Duhet të ndalojë urgjentisht dhënien e këtyre lejeve masakruese. Duhet të marrë përgjegjësinë që ka bashkia dhe pushteti vendor. Duhet të mos ushtrojë një trysni ndaj sistemit gjykues dhe sistemit të drejtësisë, i cili legalizon këto lloj lejesh, sapo pushteti qendror i bllokon. Leja është bllokuar dhe si në shumë raste të tjera është ndërhyrë pranë gjykatave, sidomos pranë Gjykatës Administrative, për të bërë zhbllokimin që kryen IKMT me shumë kompetencë.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë, e cila në javët e fundit dhe ditët e fundit është bërë emergjente përsa i përket shkatërrimit të Tiranës. “, tha Shkreli.

Next Post

Paloka: Mazhoranca ka nisur përpjekjet për manipulimin e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In