• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha prezanton kandidatët e 11 majit për Shkodrën: Shqiptarët ‘humbën’ 4 vite për interesat e Ramës dhe Berishës

by B K
16/03/2025 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka prezantuar kandidatët për deputetë të partisë Koalicioni Euroatlantik për Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamenatre të 11 majit. Në fjalën e tij, Basha tha se forca e bashkimit të tyre është dashuria për vendin dhe qytetin e Shkodrës dhe jo interesat personale apo pazaret.

Ai theksoi se katër vitet e kaluara janë të humbura për demokratët dhe shqiptarët, pasi përpjekjet për të mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me SHBA-në janë minuar nga një pjesë e opozitës dhe qeverisja aktuale.

Basha tha se shkaku i gjendjes ku ndodhet Shqipëria dhe situata e rënduar në vend është për shkak të korrupsionit të qeverisë, dhe sipas tij, shqiptarët nuk mund të humbasin edhe katër vite të tjera. Duke e cilësuar këtë qeverisje si më të korruptuarën në Ballkan, ai tha se duhet një ndryshim të menjëhershëm.

“Çfarë na ka bashkuar në këtë sallë? Mos jemi mbledhur për një individ? Mos jemi mbledhur për intersa personale, apo na ka mbledhur pazari, apo gjynahu, apo frika? Asnjëra prej këtyre. Në këtë sallë ndodhen sotë përfaqësuesit më të denjë të qytetarisë shkodrane. Ndodhen sot njërëz qëi ka bashkuar mbi të gjitha dhe para së gjithash dashuria, për Shkodrën, dashuria për Shqipërinë.

Prej katër vitesh kambanat e ndryshimit kanë rënë në shpirtin, në mendjen e çdo shqiptari, por vështirësia më e madhe për ta kthyer këtë ndryshim nga dëshirë në fakt, ka qenë mungesa e gatuar me duar ustallarësh të kaovicës, e një alternative të besueshme. Sepse ndryshe nga ne në këtë sallë që nuk jemi peng i asgjëje dhe nuk kemi pranuar Pazar për asgjë, për fat të keq të tjerët janë bashkuar e veçuar për interesa personale.

E para dhe kryesorja, ne na bashkon dashuria për vendin, dashuria për Shkodrën, për Malësinë e Madhe, për Vaun e Dejës, për Pukën e Fushë Arrëzin, na bashkon dashuria për çdo shqiptar dhe bashkë me të dhe një projekt shprese që është bazuar në vlerat tona, në vlera të cilat për një kohë të gjatë janë tradhëtuar, janë lënë mënjanë. Por sot gjejnë shprehjen në një program të përqafuar nga të gjithë ne dhe të hartuar nga ekspertë të cilët nuk vijnë me premtime boshe, por me zgjidhje reale, të cilat do të mundësohen nga përfaqësues real të qytetarëve, jo produkte kompromisesh. Nuk na bashkon pazari, pazare të pista si ata që e shitën Shkodrën para një viti dhe gjithë Shqipërinë.

Koha na dha të drejtë. Katër vite janë bërë, u përpoqëm t’i mbajmë demokratët në krah të aleatit tonë strategjik SHBA. Sepse ne e dimë në veçanti e djathta shqiptare e di, se pa aleatin tonë strategjik, Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të bëjnë asnjë hap përpara. Katër vite me radhë na thanë çna duhet Amerika, dëgjoni sot çfarë thonë, Amerika është partneri ynë strategjik. Nuk shkohet kund pa Amerikën. Nuk janë fjalët e mia, nzuk janë fjalët tuaja, nuk janë fjalët tona, janë qëndrimet tona të katër viteve. Por janë të atyre që për katër vite me radhë ju thanë demokratëve dhe shqiptarëve ç’na duhet Amerika, tani thonë Amerika është partneri ynë strategjik.

Pse katër vite të humbura? Katër vite kohë të humbur për shqiptarët, i shtrojnë vetes pyetjen pse? Sepse kjo është një kohë e humbur për opozitarët, për demokratët, për shqiptarët, për familjet e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, për familjet shkodrane që kanë marrë masivisht rrugën e emigrimit, për prindërit e tyre. Nuk është vonë për ata që kanë vazhdduar rrugën e pazarit në kurriz të Shkodrës e të shkodranëve. Kanë vazhduar të shumëfishojnë pasuritë e tyre, të ngrejnë kullat e tyre, të marrin lejet e tyre, të marrin tenderat nga qeveria e të japin objektet e tyre me qira qeverisë.

Koha na dha të drejtë dhe sot jemi para shqiptarëve,para shkodranëve që ajo që na bashkon janë këto vlera dhe vetëdija se shqiptarët nuk kanë më kohë të presin dhe katër vite të tjera. Një qeverisje gjysma e së cilës ka përfunduar prapa hekurave dhe gjysma tjetër e meriton të jetë aty, e do të jetë aty një orë e më parë. Qeverisja më e korruptuar e Ballkanit, shkaku i mjerimit, i vrasjes së shpresës, i padrejtësive i emigrimit masiv”, u shpreh Basha.

Next Post
Magazina u kthye në klub nate/ Godina ku humbën jetën 60 të rinj funksiononte në kushte të papërshtatshme, mes viktimave edhe një polic

Magazina u kthye në klub nate/ Godina ku humbën jetën 60 të rinj funksiononte në kushte të papërshtatshme, mes viktimave edhe një polic

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

November 3, 2026
Kambana lufte? BE prezanton udhëzuesin e mbijetesës për 72 orët e para të një krize, çfarë duhet të kenë gati qytetarët

Kambana lufte? BE prezanton udhëzuesin e mbijetesës për 72 orët e para të një krize, çfarë duhet të kenë gati qytetarët

November 3, 2026
Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Zgjedhjet në SHBA, Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në mesmandat!

November 3, 2026
Aksident në Tepelenë, shoferi humb kontrollin mbi makinën dhe del nga rruga, dy të lënduar

E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një ari! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë dhe…

November 3, 2026
Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

November 3, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

November 3, 2026
Ministria e Brendshme: 26 Korrik 2023, afati i fundit i aplikimit për karta ose pasaporta biometrike përmes kuponëve të “Aleat”

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

November 3, 2026
Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In