• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha pret vendimin e gjykatës për Statutin më 18 mars, ja pse po i reziston ultimatumit të deputetëve të PD për dorëheqje

by Java News
16/03/2022 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elementi kohë  duket se merr një tjetër kuptim në selinë blu.  Më 18 mars  Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin e ndryshimeve statutore, ku marrja e aprovimit për Lulzim Bashën do të legjitimonte plotësisht betejën e tij kundër Sali Berishës.

Ky duket se është asi nën mëngë i kryedemokratit, të cilit për të arritur deri  të premten i nevojitet kohë, element të cilin Lulzim Basha e ka me pakicë.

“I kemi lënë afat deri nesër Bashës”, tha Duma.

Përballë presionit të rebelëve të cilët i kërkojnë dorëheqjen, kryedemokrati ka vënë në lëvizje të besuarit e tij. Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi i  është besuar si detyre nga Basha për të zbutur zemërimin e deputetëve, të paktën deri në fund të kësaj javës.

Taktika e Lulzim Bashës nuk duket të jetë individuale, dhe dukshëm si edhe me parë ka një mbështetje në heshtje nga ndërkombëtarët, sa kohë largimi i tij kushtëzohet me mosrikthimin e Sali Berishës në krye te PD.

Sali Berisha nga ana e tij po pret zhvillimet brenda selisë të cilën nuk e mori  dot në 8 janar me protestë të jashtme, por shpresat duket se i ka më së shumti edhe tek revolta e brendshme që ka shpërthyer pas disfatës së 6 marsit.

Fundjava është e ngarkuar për Lulzim Bashën dhe për këtë nuk e ka ndihmuar as Kuvendi, i cili të enjten nuk do të diskutojë mocionin me debat  për krizën e çmimeve, të kërkuar nga selia blu.

Të premten procesi gjyqësor për pronarin e selisë blu. ka gjithmonë rrezikun t’i heqë Bashës vulën që edhe kështu, mezi po e mban pas 6 marsit.

Ultimatumi i Grida Dumës mund të mos jetë dhe aq kërcënues, por është shenja e radhës se ditët më të vështira për kreun e PD, janë akoma përpara./m.j

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ultimatumet: Luli deri nesër, Rama deri të shtunën… Berisha dhe Meta pa afat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In