• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha pret ekipin e Kristiandemokratëve holandezë

by Java News
24/09/2017 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze CDA.

Ekipi përbëhej nga z. Wouter Hoff, anëtar bordi dhe financier i EFF; znj. Hillie van de Streek, Sekretare e Përgjithshme e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane; znj. Heidi van Haastert, trajnuese e EFF dhe z. Alexander Arentshorst konsulent komunikimi i CDA. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, me shqetësim të thellë u përcollën në takim sfidat aktuale të rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri, dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE përfshirë Holandën. Në këto katër vite siç konfirmojnë raportet e EUROPOL dhe Departamentit amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer në një bazë të veprimtarisë së grupeve të organizura kriminale. Kryetari i opozitës vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në vecanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, cka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kerkojne azil ne vendet e BE e ne Holandë, per shkak se kane humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme.

Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar çdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare. Kreu i opozites theksoi se  garantimi i zgjedhjeve e lira janë rruga e vetme e daljes nga kriza, ndaj dhe PD do bëjë çdo përpjekje që të rikthejë votën e lirë. Bashkëbisëeduesit holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike në kursin e reformimit dhe modernizimit të saj dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Ata e siguruan z.Basha gjithashtu per mbështetjen në sfidën madhore të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

a.ç

Next Post
Masakroi nipin me thikë për oborrin, pendohet xhaxhai: Nuk doja ta vrisja

Masakroi nipin me thikë për oborrin, pendohet xhaxhai: Nuk doja ta vrisja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

June 27, 2026
Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

June 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kur e shkuara nuk lëshon rrugë: pse në protesta dëgjohet edhe “Berisha burg”

June 27, 2026
Skandal në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht (VIDEO)

Skandal në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht (VIDEO)

June 27, 2026
Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

June 27, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

June 27, 2026
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

June 27, 2026
Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

June 27, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Lamallari: Nuk përjashtohen shpallje të reja “non grata” për kërcënim të sigurisë kombëtare

June 27, 2026
Ardhja e eurodeputetes italiane Salis në protestë, Hila: Revolucionarë që prodhojnë rrëmujë

Ardhja e eurodeputetes italiane Salis në protestë, Hila: Revolucionarë që prodhojnë rrëmujë

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In