Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën për shtyp se qeveria aktuale pasi hoqi taksën e sheshtë që opozita pretendon ta rikthejë nëse rikthehet në pushtet, arriti të kursejë në këto vite 166 milionë dollarë për familjet shqiptare.
Sipas Ramës, këto dollarë qeveria ua ka lënë familjeve në arkat e tyre teksa opozita do që të rikthejë këtë taksë që oligarkët të paguajnë sërish më pak se njerëzit me paga mesatare.
”Për të gjithë ata që insistiojnë, se ne paskemi rritur taksat. Kursimi nga taksimi i ndershëm në Shqipëri është 21 milionë dollarë në vit. Dhe 166 milionë dollarë në këto vite.
166 mln dollarë të cilat ata ja u merrnin njerëzve, ne ua kemi lënë familjeve në arkën e familjeve të tyre. Nga kursimi i taksës. I asaj taksës famëkeqe të sheshtë, që ne e shembën dhe e bëmë të ndershme. Kush fiton më pak paguan më pak. Duan të bëjnë sërish që infermierët, arsimtarët, punonjësit e shtetit me një pagë mesatare të paguajnë më shumë se në thonjëza ‘’oligarkët’’o se pa thonjza të pasurit.
Gjyshja ime thoshte, të gabosh është njerëzore, të insistosh është djallëzore. Këta mirë që gabuan, por vijojnë, dhe duan ta shesin si virtyt. Kap ça të kapësh dhe në fund kush ta hajë i fundit.
Në fund është që javën e ardhshme do komunikojmë ndryshimet e tjera që lidhen me taksimin e ndershëm në funksion të lehtësimit të asaj pjese të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale, dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi në 1 janar. Kemi përfunduar planin tonë për buxhetin. Më vjen jashtëzakonisht mirë që pavarësisht nevojave për përballimin e dy goditjeve, që vijojmë t’i përballojmë me dinjitet. Kemi një seri investimesh jo vetëm sepse rindërtimin e kemi kthyer në motor të shtuar të rimëkëmbjen e ekonomisë, por dhe disa procese që do sjellin fluksin më të madh të parasë së injektuar nga investime të brendshme dhe të ardhshme.”- tha Rama.
/e.rr










