• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha premton reformë për tokat: Regjistrimi, me parimin “secili mban atë që ka”…

by A R
26/01/2025 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vënë theksin te rëndësia e zgjidhjes së problemit të pronave, të cilin e cilëson si një nga barrierat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se keqpërdorimi i pronave nga qeveritë e kaluara për interesa politike dhe ekonomike, si dhe burokracitë, kanë ushqyer pasigurinë pronësore. Ai më tej shprehet se kryeministri aktual pati çdo pushtet në dorë dhe ka dështuar për 12 vite të ofrojë një zgjidhje për këtë çështje jetike.

Sipas tij, zgjidhja e qëndrueshme mund të vijë vetëm përmes një programi serioz, të propozuar nga Demokratët Euroatlantikë, i cili përfshin: kthimin dhe kompensimin e menjëhershëm të pronave, regjistrimin e drejtë dhe transparencën në këtë proces.

Postimi i plotë i Bashës:

Problemi i pazgjidhur i pronave ka penguar për dekada zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë.

Toka dhe pasuritë e patundshme janë shfrytëzuar në mënyrë sistematike për përfitime politike dhe ekonomike, ndërsa korrupsioni është përdorur për të ushtruar presion mbi pronarët dhe ka nxitur konflikte ligjore.

Pa zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata, pasiguria pronësore do të vazhdojë të pengojë zhvillimin kombëtar. Këto zgjidhje nuk mund të vijnë nga kryeministri aktual, që në 12 vite pati çdo pushtet në dorë për t’i dhënë fund problemit të pronës, por i shërbeu vetëm interesave klienteliste.

Zgjidhja e kësaj çështje jetike mund të vijë vetëm përmes një ndryshimi të vërtetë më 11 maj, përmes një vote që mbështet një program serioz për reformën e pronës, fryt i punës së ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj.

Programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon:

Zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci;

Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë;

Kompensim me vlerë tregu ku është zënë;

Lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës;

Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.

Përfundimi i kësaj reforme themelore çel një perspektivë të re ekonomike, shoqërore dhe demokratike për familjet dhe sipërmarrjen e ndershme shqiptare.

Next Post
Nga falja e të dënuarve te dëbimet masive, DW: Çfarë do të bëjë fillimisht Trump kur të bëhet president?

Trump: Egjipti dhe Jordania të marrin palestinezë nga Gaza! Kjo lëvizje mund të jetë e përkohshme ose…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

August 5, 2026
Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

August 5, 2026
Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

August 5, 2026
Vila Bimbeli

Vila Bimbeli

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com