• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha po fyen qytetarët dhe strukturat e PD”, Nishani: Mosnjohja e zgjedhjeve qëndrim i pasinqertë!

by
11/05/2021 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si të pasinqertë.

Në një lidhje Skype për MCN TV, Nishani tha se deklaratat për mosnjohjen e zgjedhjeve ndërkohë që do të hyjnë në parlament fyejnë strukturat e PD dhe opinionin publik.

“Kur nuk njeh rezultatin do të thotë që nuk njeh as institucionet e krijuara nga këto zgjedhje. Është një reagim i pasinqertë”, theksoi ish-presidenti.

Intervista e Nishanit për MCN TV:

Nishani, kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se nuk do e njohë rezultatin e 25 prillit. Ku e çon ky vendim PD?

Nishani: Është qëndrim i pasinqertë, është retorikë që fyen strukturat e PD dhe opinionin publik. Nëse do të refuzonte nuk do merrte pjesë në parlament, ai ka deklaruar se do të marrë pjesë në parlament. Mijëra qytetarë u angazhuan për të bërë ndryshimin dhe ti fyen inteligjencën, kur nuk njeh rezultatin do të thotë që nuk njeh as institucionet e krijuara nga këto zgjedhje. Është një reagim i pasinqertë.

Sot, kryetari juaj, u përgjigj edhe kërkesës që ju, anëtarë të tjerë të këshillit dhe ish zyrtarë kanë artikuluar, për dorëheqje të tij. Më lini ta citoj: Ne jemi një shtëpi e madhe. Gjithkush ka mendimet, kontributin, investimet, sakrificën, të mirat, të metat dhe gabimet e tij apo të saj. Këtu pa diskutim, bëj pjesë edhe unë”.  Si ju duket kjo deklaratë? A ju mjafton?

Nishani: Nuk kam ndërmend të bëj komente për deklaratat e tij sepse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe. Pikëpamjet e mia janë të ndryshme nga të tij. 25 prilli tregoi se ai nuk e udhëhoqi PD drejt një shtëpie të madhe, por e ka mbajtur atë në një shtëpi të vogël.

Nishani, ju vetë keni komunikuar me Bashën pas zgjedhjeve? Po para tyre, ka patur një krisje? Ju, ndryshe nga Marku nuk ishit në listat e deputeteve? Ishte një zgjedhje e juaja?

Nishani: Nuk është çështje raporti personal. Nëse do ta konsideroja në raporte personale do ishte gabim, raportin me PD nuk e kam ndërtuar në raporte personale me askënd. Nuk është një çështje ishe apo jo në lista, nuk është çështje karrigeje. Unë kam pasur karrige shumë më të madhe se ajo e deputetit apo se ajo që ka sot Basha. Shqipëria po vuan dhe në këtë kontekst për të ndryshuar Shqipërinë duhet të ndryshojmë PD dhe për të ndryshuar PD duhet një reformim dhe Basha duhet të hapë rrugën.

A do ketë një nismë për ndryshime në statut? Ligjërisht s’mund të ndodhë?

Nishani: Riformatimi i statutit është kodi që do të garantojë proceset demokratike. Gjithçka vjen në kohën e duhur. Çështja e statutit është më e para dhe kjo duhet të bëhet nga persona të PD. Do kalojë koha dhe demokratët dhe qytetarët shqiptarë do të shikojnë që nëse nuk ndryshon PD do të jetë një dëm shumë i madh për PD dhe do të vijë duke u zvogëluar edhe më shumë se sa sot.

Ftesën e Ramës për PD, edhe për zgjedhjen e presidentit si e cilësoni?

Nishani: Kjo është çështje e një diversioni të gjatë dhe Rama ka insistuar për këtë. Edhe vetë PD megjithëse ka kundërshtuar nuk ka qenë e hapur për këtë qëndrim. Nuk besoj se ka ndonjë mundësi të ndodhë sepse do ishte asgjësim. Kjo është një sjelle jo serioze e Ramës që dëmton imazhin e vendit. Parlamenti nuk e shkarkon dot presidentin. Kur të vijë momenti i rizgjedhjes së presidentit ata i kanë të gjitha masat për ta bërë, por se cili do të jetë qëndrimi i PD atëherë këtë nuk di ta them./ b.h

Next Post
“Mos e vrit nënën time”/ Gra e vajza në Elbasan ngrihen në protestë me pankarta në duar për vrasjen e Liljana Buzos

"Mos e vrit nënën time"/ Gra e vajza në Elbasan ngrihen në protestë me pankarta në duar për vrasjen e Liljana Buzos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In