• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha po e dëmton PD-në më shumë se Berisha

by Ilir Yzeiri
30/05/2021 23:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Pas shpalljes « non grata » të Sali Berishës dhe familjes së tij nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetit Tony Blinken, realisht historia e Berishës dhe projektimi i tij mbi atë parti, e njeriut që e drejtoi për një kohë të gjatë PD-në, mbyllet këtu. Edhe sikur ai të dojë, realisht e ka të pamundur të diktojë aty për shkak edhe të gjendjes në të cilën ndodhet.

Berisha ka shpallur se do ta përballojë vetë këtë sfidë përmes një procesi gjyqësor që ai pretendon ta zhvillojë në Paris. Mirëpo kjo ngjarje ndodhi pikërisht pak ditë pasi Lulëzim Basha humbi zgjedhjet dhe PD-ja ëshë e detyruar të rrijë në opozitë edhe për katër vjet të tjera.

Kjo disfatë e Bashës ka zgjuar një ndjenjë të ligjshme rebelimi ndaj tij, dhe brenda PD-së është krijuar grupimi që kërkon reformimin e PD-së. Figura të dalluara të kësaj force politike, ndër të cilat shquhet ajo e ish-presidentit Bujar Nishani, e kanë vënë me shpatulla për muri Lulëzim Bashën dhe kanë artikuluar ndaj tij kritika të thella, duke i kërkuar dorëheqjen.

Mirëpo ai, në vend të saj, shpalli datën 13 qershor si ditën e zgjedhjeve për kryetar dhe ka nisur një tur në disa rrethe duke artikuluar një narrativë të neveritshme e cila ngrihet e tëra mbi paranojat dhe gënjeshtrën. Tani në fund ai ka nisur të shajë e të fyejë të gjithë ata që i kanë kërkuar e i kërkojnë llogari pse ai dështoi që ta çonte në fitore PD-në.

Po çfarë po ndodh realisht ? Lulëzim Basha tani po kthehet në një rrezik më të madh për asfiksimin e PD-së, madje po e dëmton atë parti më shumë se imazhi i Berishës. Ky njeri, qysh kur e mandatoi në krye të saj Sali Berisha, e ka mbështetur gjithë aksionin e tij politik mbi gënjeshtrën, egoizmin dhe mediokritetin.

Justifikimi i humbjes së tij me atë që ai e quan « masakër elektorale » jo vetëm që është një gënjeshtër, por është edhe një mashtrim sepse kjo thënie e tij është pa asnjë referencë. Të gjitha ankimimet që po shqyrtohen në KAS-in e KQZ-së po tregojnë një proces korrekt. Opozitarët këtë radhë u mobilizuan si asnjëherë tjetër sepse kishin tetë vjet në opozitë dhe nëse ata dolën me shumicë në votime, nuk e bënë këtë se i frymëzoi Lulëzim Basha, por pse ky ishte rasti i artë që opozita të fitonte zgjedhjet.

Gafat trashanike të këtij njeriu që nuk mban përgjegjësi për asnjë gjë që bën edhe në fund fare, pra edhe kur ndërtoi koalicionet, i humbën opozitës tre deri në katër deputetë. I paaftë si politikan, gënjeshtar si njeri, i pasinqertë me bashkëpunëtorët e tij, egoist dhe fyes, ky njeri nuk e ka për gjë që të shkatërrojë karrierën e cilitdo në PD pavarësisht se çfarë kontributi kanë dhënë ata në atë parti.

I identifikuar tani në fund me Xhelal Mziun personazhin grotesk të opozitës, Lulëzim Basha kujton se PD-ja është si ato kompanitë private që drejtojnë familjarët e tij dhe nuk pyet për rregulla. Ky njeri që bërtet nëpër katundet e Dibrës e të Bulqizës për vjedhje votash e masakër elektorale, po zhvillon një proces të turpshëm zgjedhjesh në PD. Kundërshtarët e tij e akuzojnë se nuk tregon listat dhe se i manipulon ato.

Ndërsa refuzimi që bëri ndaj ftesës së Ambasadës Amerikane për të marrë pjesë në përurimin e operacioneve të Defender 21, gjoja pse ata kanë shpallur non grata Berishën, është goditja tjetër që ai po i jep PD-së. Ky njeri që deri dje e projektonte veten si kryeministër i ardhshëm i vendit, nuk di se çfarë bën dhe nuk di të sillet me aleatin tonë më të madh, duke treguar që jo vetëm nuk është një personalitet politik, por është një njeri i vogël dhe i frustruar nga padija dhe injoranca. Atij i takonte të dilte me një delaratë të qartë e të denjë për drejtuesin e opozitës duke thënë se kjo është një çështje që i takon liderit tonë historik dhe i takon atij që ta zgjidhë atë. Për ne marrëdhëniet me SHBA-në janë të palëkundshme. Kështu ka deklaruar edhe vetë Berisha. Kurse Lulëzim Basha u fsheh pas mediokritetit dhe paaftësisë së tij kronike.

Është e vështirë të parashikosh sot se çfarë do të ndodhë në PD pas 13 qershorit. Një gjë është e sigurtë. Nëse Basha do të manipulojë përsëri zgjedhjet dhe do të uzurpojë me vota të manipuluara postin e kryetarit, atëherë të gjithë jemi të humbur sepse vendit do t’i mungojë opozita më e madhe. Me Lulëzim Bashën përsëri në krye, PD-ja do të asfiksohet.

Next Post
Netanyahu drejt rrëzimit nga pushteti

Netanyahu drejt rrëzimit nga pushteti

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Nese eshte e vertete ai lajm qe dha zonja Harxhi per BASHEN qe i eshte mohuar viza per ne USA ate e prwt burgu dhe jo kryetarlleku

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In