• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha pjesë e një skenari ogurzi të Kremlinit për të destabilizuar Shqipërinë dhe Ballkanin”

by Java News
07/03/2018 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një konference për shtyp gjatë ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, reagoi lidhur me investigimin e prestigjiozes amerikane “Mother Jones”, e cila ngre dyshime të forta lidhur me lidhjen e mundshme ndërmjet Lulzim bashës dhe disa biznezemnëve rusë, që dyshohet se janë të lidhur me Kremlinin dhe që mund ta kenë përdorur kreun e opozitës shqiptare, për të destabilizuar situatën politike në Shqipëri dhe Ballkan, me synim pengimin e integrimit të vendit në BE dhe shtrirjen e influencës ruse. Balla i kërkoi Bashes qe te dale te jape llogari.

Sekretari i Pergjithshem i PS hodhi poshtë një deklaratë të të PD-së që e kishte quajtur ‘Mother Jones’ si një gazetë të dorës së dytë. Balla dha të dhëna se ‘Mother Jones’ është një revistë prestigjioze e themeluar që më 1974 dhe që ka publikuar me qindra skandale të këtyre përmasave.

Balla i hodhi poshtë edhe akuzat e PD-së se ky mund të ishte një shkrim i paguar nga Partia Socialiste, duke dhënë provat e investigimit me shumë fakte të “Mother Jones”, si dhe beri nje profil te biznesmenëve rusë te lidhur me Vladimir Putin, qe dyshohet se kanë paguar paratë per kreun e opozitës shqiptare.

Deklarata e plotë e Ballës

Investigimi i revistës prestigjioze Mother Jones dëshmon se fotoja e Lulzim Bashës me presidentin Donald Trump dhe numrin e kongesmenëve të tjerë në SHBA është financuar nga biznesmenë rusë.

Një investigim i një prej mediave më autoritare investigative në SHBA ka nxjerrë në drtitë jo më larg se dje të dhëna që përbëjnë një skandal tepër të rëndë, të cilat lidhin dirket PD dhe Lulzim Bashën me Rusinë.

Sipas këtij investigimi te bazuar tashmë në dokumenta zyrtare të Departamentit amerikan të drejtsisë, Muzin,  lobuesi kryesor i demokrateve në SHBA, është paguar jo vetëm nga PD me fatura tashmë të bëra publike por edhe nga një kompani fantazmë e regjistruar në Skoci, e quajtur Biniatta Trade.

Kontrata e dorëzuar në Departamentin e Drejëtsisë, nuk lë dyshime se Biniatta Trade ka paguar 150 mijë dollarë për PD, si kompensim për Muzin. Në vijim janë paguar edhe 3 këste të tjera nga 150 mijë dolarë, dhe një pagesë  e mëparshme 500 mijë dollarë.

Biniatta Trade pagoi 1 milionë dollarë për PD dhe Lulzim Bashën.

Kush është ky barimës i fshehur pas Lulzim Bashës?

Invesitgimi i Mother Jones tregon se pas Biniatta Trade janë dy shtetas rusë

Një prej ortakëve sipas të dhënave, duke shfrytëzuar lidhjet e tij në ngushta me Kremlinin, ka fituar një numër të madh tenderash me qevrinë ruse duke sjellë për këtë person përfitime marramendëse.

Ortaku i dytë Konstandin Ferulev eshte pornar i një numri të madh kompanish në Rusi.

Reporteri rusi i Mother Jones që shkoi ta takonte në zyren e tij, zbuloi se ajo mund të aksesohej vetëm nëpërmjet një hyrje tërësisht private dhe nuk mundi ta kontaktonte.

Të dy këta biznesmenë të fuqishëm rusë, të regjistruar në parajsat fiskale, janë personazhe të lidhur me Vladimir Putin

Leriam Dvorkin, një tjetar shtetas rus i përfshirë me banim në San Fransisko, ka qenë në pozicione drekjtuese të Gazprom, që kontrollohet drejtëpërsëdrejti nga qeveria ruse.

Përballë këtyre fakteve tronditëse ekzistojnë dy hipoteza për të cilat PD ka detyrimin ligjor por edhe moral para shqiptarëve.

  1. Paratë për lobimin në Uahsington nuk janë paguar nga vetë PD, por nga Moska, nëse kjo është e vërtete, kjo do të përbënte një precedent tërësisht të rrezikshëm.
  2. Hipoteza e dytë po kaq skandaloze, parate jane të paguara nga PD, por të përdorura nga biznesmenët rusë për të fshheur pjejardhjen e tyre. Nëse kjo është e vërtetë ,PD të japi shpjegime si ka vendosur një parti shqiptare kontakte direkte me njerëz të besuar të qevrisë ruse.

Mbitëgjitha PD ti përgjigjet shqiptareve, se cfare interes kanë biznesmenët me lidhje deri te Putin që të përfshihen te një vend anëtar i Nato-s.

Cfarë u ka permutuar Basha rusëve që të përfitojë mbështetje politike?

Investigimi nuk është kryer nga ne, as nga ndonjë media shqiptare, por prej njërëz te mediave investigative më reputative në SHBA, një media e themluar para 42 viteve, më 1976, dhe që në më shumë se katër dekada, ka denoncuar me qindra skandale të tilla të përmasave të jashtëzakonsme.

Janë tre ndër gazetarët më të rëndëishsmë të kesaj media edhe eshte një investigim  i kryer për muaj të tërë.

Vec tyre, ka patur edhe reporterë të tjerë në terren për të verifikuar faktet.

Ajo që ka ndodhur sot eshte e paprecdentë  qe në Shqipëri dhe jo vetëm, në një vend anëtar të Nato-s. Mediat ndërkombëtare prej kohësh kanë raportuar ndërhyrjen e Rusisë ne Ballkan dhe kjo tashmë është e ditur për të gjithë. Por Shqipëria me sa duket nuk paska qenë kaq imune nga kjo shtirje interessh qe nuk përkojnë me të ardhmen tonë euro-atlantike.

Provat tregojnë se Partia Demokratike është një aleate besnike Kremlinit.

Basha të dali të japë menjëherë llogari para shqiptarëve

ma.me/javanews.al

 

Next Post
Pranga të riut shqiptar në Greqi, kapet me kanabis në makinë

Pranga të riut shqiptar në Greqi, kapet me kanabis në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pak ditë pas vizitës së Trump, Putin drejt Kinës me ftesë të Xi Jinping

Pak ditë pas vizitës së Trump, Putin drejt Kinës me ftesë të Xi Jinping

May 16, 2026
Mbreti i Panairit

Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla!

May 16, 2026
Mot i keq përfshin autostradën Fier-Vlorë, autoritetet u bëjnë apel shoferëve për kujdes të shtuar

Mot i keq përfshin autostradën Fier-Vlorë, autoritetet u bëjnë apel shoferëve për kujdes të shtuar

May 16, 2026
Protestë në zonën e hidrovorit të Akërnisë, kundërshtohet rrethimi i zonës së mbrojtur

Protestë në zonën e hidrovorit të Akërnisë, kundërshtohet rrethimi i zonës së mbrojtur

May 16, 2026
Zbardhet grabitja me armë tek Unaza e Re, shpallet në kërkim autori, në pranga shoku i tij

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz, dy persona marrin bizhuteritë dhe ‘zhduken’, reagon Policia

May 16, 2026
Tragjike në Maldide, zhytësi vdes duke kërkuar trupat e italianëve të mbytur

Tragjike në Maldide, zhytësi vdes duke kërkuar trupat e italianëve të mbytur

May 16, 2026
“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

May 16, 2026
‘Hyrja në SEPA, kursejmë 20 mln euro vetëm vitin e parë’! Guvernatori i Bankës tregon përfitimet nga sistemi europian i pagesave

“Ndikim negativ pritet nga rritja e çmimit të naftës”, Sejko: Ekonomia, në trend pozitiv

May 16, 2026
KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

May 16, 2026
Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In