• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Basha përzuri rivalët, mbajti Doktorin

by Skënder Minxhozi
31/08/2021 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Nëse do të përmblidhnim në një frazë të vetme esencën e ndryshimeve në kupolën e Partisë Demokratike në votimet e orëve të fundit, ky do të ishte ndoshta konkluzioni final më logjik nga mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të partisë. Zgjedhja e forumeve drejtuese që doli nga kjo mbledhje, i dha fundit ciklit të votimeve të vitit 2021 brenda PD, i cili nisi me rizgjedhjen komode të Lulzim Bashës kryetar, e përfundoi me përjashtimin nga çdo forum drejtues i katër rivalëve kryesorë të tij. Fitimtari vuri gijotinën në të sheshit dhe ndëshkoi publikisht ata që folën kundër tij.

U lanë jashtë dere Agron Shehaj, megjithëse mori gati 14 mijë vota në 25 prill në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që ishte i dyti kandidat më i votuar në zgjedhjet për kreun e partisë. U shkarkua posti i ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar ish-kreu i shtetit Bujar Nishani dhe u lanë pa asnjë post dy kandidatët e tjerë rivalë të Bashës për kreun e PD, Edith Harxhi e Fatbardh Kadilli. Në forume nuk u gjet një vend as edhe për personin që i dha bashkinë e Tiranës në tavolinë Lulzim Bashës dhjetë vjet më parë, ish kreun e KQZ Arben Ristanin.

Armiqtë jashtë dere dhe me gojë të mbyllur, ama Doktori aty ku i takon: në krye të vendit! Qoftë edhe virtualisht, pasi Sali Berisha s’e ka ndjerë ndonjëherë nevojën në këto tetë vite, që ta sfidojë publikisht Lulzim Bashën. Nuk ka mall për podiumin, i mjafton celulari. E ka dshëmuar se e kontrollon pa vështirësi në distancë pasardhesin me hijen e tij të rëndë. Më shumë se e kontrollon, e tremb në fakt.

Mungesa e një vendimi të qartë të Partisë Demokratike në lidhje me çeljen e afërt të punimeve të Parlamentit, që lidhen me vendimin e vështirë të pranimit ose jo të Berishës si pjesë e grupit të ri kuvendor të PD, janë një dështim i hapur i kryetarit të ri të partisë për të afirmuar rolin, peshën dhe dinjitetin e politik e njerëzor si shef i opozitës shqiptare.

Pasi ka heshtur me kokfortësi që nga 19 maji për t’u shprehur qartë në lidhje me largimin e Berishës nga Parlamenti i ri, kërkesë publike e SHBA e vendosur mbi tryezën e tij të punës, Lulzim Basha vendosi të formatojë forumet e PD sikur asgjë të mos ketë ndodhur, duke u marrë me Nishanin e të tjerët.

Kjo mënyrë sjelljeje jo vetëm që helmatis qysh në krye të rrugës tentativën për të filtruar fytyra të reja në kupolën e partisë (me Doktorin në krye të sofrës të rinjtë duken thjesht si dekor e butafori), por njëherësh dha mesazhin e rradhës se e ka të pamundur të sfidojë paraardhësin e tij edhe tetë vjet pasi ka marrë në dorë partinë.

Largimi i zërave kritikë të Nishanit, Kadillit, Harxhit, Shehajt e Ristanit, i vendosur përballë mbylljes së gojës e uljes së kokës përballë krizës tejet delikate mes Berishës e SHBA, konfirmon edhe një herë se në PD ka fituar humbja dhe e shkuara. Largimi publik i Mark Markut nga posti i deputetit tingëllon edhe më largpamës dhe logjik pas kësaj farse ku një kryetar që e rrethon veten me nënkryetare gra dhe me emra të rinj, por njëherësh bën sikur harron shpalljen non grata të Berishës nga amerikanët, de facto ka bërë një vrimë në ujë. Është një parodi e ndryshimit, një shaka e rinovimit të partisë. Sa më shumë ndryshon aq më shumë është e njëjta gjë, thotë frëngu në këto raste!

Next Post
Al Kaeda/ Pas largimit të trupave amerikane, rikthehet në Afganistan ish-shefi i Sigurisë së Osama Bin Laden

Al Kaeda/ Pas largimit të trupave amerikane, rikthehet në Afganistan ish-shefi i Sigurisë së Osama Bin Laden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In