Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur fitoren e së djathtës në zgjedhjet lokale në Francë, përmes një mesazhi në Facebook.
“Dua të përgëzoj në emrin tim dhe të demokratëve, qendrën e djathtë franceze dhe Nicholas Sarkozy për fitoren në zgjedhjet rajonale në Francë. Fitorja e qartë në këto zgjedhje është ngadhënjim i të djathtës, i vlerave, parimeve dhe ideve të saj që sjellin zhvillim e prosperitet për popujt. Ky triumf i qendrës së djathtë vjen si reflektim i qytetarëve francezë që e shohin këtë zgjedhje si rrugë shpëtimi. Ky është një sinjal për qendrën e djathtë dhe për të djathtën në mbarë Europën dhe një inkurajim për ne, demokratet dhe opozitën shqiptare”.