• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha përgjegjës për humbjen e PD”, Harxhi: Ka humbur tre palë zgjedhje, është i vonuar në dorëheqje

by
28/04/2021 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-themelues të Partisë Demokratike, anëtarë të saj, kontribuues ndër vite, kërkojnë që Lulzim Basha të dorëhiqet, pasi e cilësojnë përgjegjës për humbjen në zgjedhje.

Ata kërkojnë mbledhjen urgjente të forumeve drejtuese për të bërë një analizë të humbjes në zgjedhje.

Dorëheqje të menjëhershme dhe te parevokueshme e kanë kërkuar 10 anëtarë të Partisë Demokratike mes tyre dhe Edith Harxhi, drejtore ekzekutive e ‘Albanian Policy Center’, e cila bën një listë të gjatë përgjegjësisë për z. Basha por pika kryesore është sipas saj se dështoi që të krijonte frymëzim.

Znj. Harxhi u shpreh se z. Basha është përgjegjës për humbjen në dy zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet lokale në 2015 si dhe për djegien e mandateve si dhe për mos pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2017 që e lanë PD pa asnjë përfaqësues në bashkitë e vendit.

“Basha është përgjegjës për humbjen e PD jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe për humbjen në dy palë zgjedhje të kaluara. Është përgjegjës për daljen nga Parlamentin dhe për mos pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale”, shprehet ajo në një intervistë për Euroneës Albania. Kjo sipas znj. Haxhi është e vetmja mënyrë për të tuar ndaj kryeministrit Rama thotë se është largimi nga drejtimi i PD dhe hapja e partisë. Edith Harxhi shprehet se duhet analizë pasi PD kaluar disa humbje dhe nuk është bërë asnjë analizë.

Ish-zv.ministrja e Jashtme nënvizon faktin se në procesin e fundit zgjedhor ka pasur blerje dhe intimidim të votuesve. Por ajo shton se z. Basha i ka pranuar të gjithë këto kushte duke dhënë dakordësinë gjatë marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.

“Dorëheqja është një akt moral dhe z. Basha nuk po arrin të ngrihet në nivel lideri. Unë e këshilloj miqësisht dhe si anëtare e PD që ta bëjë këtë sa më parë në mënyrë që t’i hapi rrugën një gare të drejtë. Kur them përgjegjës është Lulzim Basha, them se partitë në Shqipëri janë si pronë e kryetarëve.

Përgjegjësi duhet të mbajë edhe Kryesia e partisë. Këshilli Kombëtar duhet të mblidhet urgjent dhe këtu lind nevoja që Bujar Nishani të kërkojë mbledhje sa më parë dhe të ngrihet një komision që të bëjë organizmin e zgjedhjeve në parti”, theksoi znj. Harxhi./ b.h

Next Post
Kurti refuzon takimin me Vuçiç, dialogu Kosovë-Serbi nuk rifillon më 11 maj

Kurti refuzon takimin me Vuçiç, dialogu Kosovë-Serbi nuk rifillon më 11 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In