• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha për protestën e studentëve të mjekësisë: Mjekët s’mbahen me detyrim, por duke u përmirësuar kushtet e punës e rritur pagat

by Java News
20/07/2023 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka komentuar protestat e studentëve të mjekësisë, ku është shprehur se mjekët nuk mund të mbahen me detyrim, por duhen përmirësuar kushtet e punës.

Në lidhje me pezullimin e fondeve të BE-së për bujqësinë shqiptare, në një postim në Facebook, Basha shkruan se kjo tregon babëzinë e qeverisë.

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:

Në kulmin e skandaleve e fakteve tronditëse që tregojnë se si kjo qeveri vepronte si organizatë kriminale për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish – kërkojnë t’u ndalojnë të drejtën studentëve të mjekësisë të punojnë dhe jetojnë aty ku ata duan.

Me ligje anti-kushtetuese dhe anti-demokratike pretendojnë të ndalojnë mjekët të largohen nga vendi. Me këtë ritëm kjo qeveri mund të kërkojë të mbyllë dhe kufinjtë, që të ndalojë emigracionin. Por si mjekët edhe të rinjtë e këtij vendi largohen se nuk kanë mundësi, nuk kanë kushte, nuk kanë punë e paga dinjitoze, largohen nga keqqeverisja e një qeverie që vetëm për hallet e qytetarëve nuk shqetësohet.

 

 

Mjekët mund t’i mbash jo duke i detyruar, duke i kërcënuar, por duke krijuar kushte më të mira pune e paga dinjitoze. Mënyra arrogante e qeverisë vetëm do t’i nxisë më shumë për t’u larguar në mundësinë më të parë.

Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzin e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë.

Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike:

Aleancë e qartë me partnerët strategjikë;

Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit;

Për pastrimin e politikës, duke u dhënë fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësues me integritet.

Mbi këto parime, Partia Demokratike ka nisur procesin e riorganizimit, për t’i shërbyer shumicës së shqiptarëve, që kanë braktisur modelet e vjetëruara dhe kërkon një ndryshim të vërtetë!/m.j

Next Post
FOTO/ Aktorja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e saj, fëmija njofton fqinjin, ka luajtur një ndër filmat…!

Emri+foto/ Humbje e madhe për median: Ndërron jetë para kohe gazetari i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In