• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha për hetimin e CEZ: Rama përdori forcën e kartonit

by Java News
05/12/2015 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat ditën e sotme  ka kritikuar rëndë bllokimin e hetimit të çështjes CEZ një ditë më parë në Kuvend, ku shumica votoi që të mos ketë një hetim për akuzat e ngritura nga opozita. Sipas tij, mbrëmë Ram e shpalli veten të pahetueshëm, duke ndaluar me ligj hetimin e aferës më të madhe korruptive.

“Dje Rama e shpalli veten të pahetueshëm lidhur me çështjen e CEZ, pasi me shumicë votash rrëzoi kërkesën e opozitës. Dje u vendos standardi më i zi në Parlament, ku të gjithë mund të hetohen, përveç Ramës. Kjo aferë nuk mbyllet me kaq. Mos hapni shampanjë për të festuar për herë të dytë vjedhjen e 600 milionë eurove. Nuk do e ndalin dot kurrë të vërtetën për ligj, transparencë dhe drejtësi. Me aktin e djeshëm Rama provoi se është në krye të kësaj afere, së bashku me hipokrizinë e Metës”, u shpreh Basha. Ai ka nënvizuar se, e gjithë kjo bëhet për një grusht njerëzish, që sipas tij i janë vërsulur investimeve, shpenzimeve publike, tenderave dhe konçesioneve.  Duke premtuar shfuqizimin e ligjit që burgos fshatarët dhe fermerët, si dhe të ligjit që sipas PD shpronëson për herë të dytë ppronarët, Basha ka bërë apel për një pjesëmarrje sa më masive në protestën e 8 dhjetorit.

“Dje ndaluat të vërtetën, por nuk do të ndaloni dot marshimin e qytetarëve. Thërras shqiptarët, pa dallime politike, që më 8 dhjetor të protestojmë kundër kësaj klike të korruptuar. Ftoj edhe studentët, të cilëve u them se më 8 dhjetor do të protestojmë edhe kundër ligjit për arsimin e lartë”, ka thënë Basha. Në fund të deklaratës, kreu i demokratëve ka kritikuar ashpër edhe buxhetin 2016 të miratuar në Parlament, të cilin e ka cilësuar si “buxheti i torturës fizike dhe psikologjike”. “Ndaj 8 dhjetori është dita e të gjithë shqiptarëve, të goditur nga dyfytyrësia e Ramës dhe Metës”, ka shtuar Basha.

Next Post

Opozita nga Gjakova: Nuk guxon askush të luajë me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In