• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: PD ka gati ofertën për shqiptarët! Do i japim fund politikës me premtime të ditëve të fundit të fushatës

by A M
24/03/2024 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Lushnja ka deklaruar se PD ka gati ofertën për qytetarët shqiptarë, që sipas tij, do të thyejë skepticizmin dhe mosbesimin tek ta.

Basha u shpreh se detyra e PD është “t’i tejkalojë mercenarët politikë dhe të ndërtojmë e të shpalosim një ofertë bindëse politike.”

“Elementi i parë i kësaj oferte është programi. Sot kam kënaqësinë t’ju them se ky program ka përfunduar dhe është i gatshëm për t’iu nënshtruar diskutimit si PD ashtu edhe me grupet e interesit. Komponenti i dytë i ofertës është ekipi. Është ai që do ta çojë tek qytetarët ofertën tonë, që do të jetë realiste dhe me një rrugë të besueshme për tu arritur”, tha Basha.

Ndër të tjera ai tregoi se pasi të përfundojm=ë procesi i riorganizimit, do të nisi procesi për evidentimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

Basha: Është detyra jonë sublime si Parti Demokratike dhe e askujt tjetër përveç nesh që të vijmë me një ofertë bindëse për qytetarët, diçka që të thyejë e të tejkalojë skepticizmin dhe mosbesimin e mbjellë me mjeshtëri nga ustallarët rre tranzicionit të cilët në një mënyrë a tjetër duan të thonë; këtu jemi vetëm ne, mos u merrni me të tjerët. Është detyra jonë ta tejkalojmë këtë cinizëm, ti tejkalojmë mercenarët mediatikë e politikë dhe të ndërtojmë e të shpalosim një ofertë bindëse politike.

Elementi i parë i kësaj oferte është programi. Sot kam kënaqësinë t’ju them se ky program ka përfunduar dhe është i gatshëm për t’iu nënshtruar diskutimit si PD ashtu edhe me grupet e interesit. Komponenti i dytë i ofertës është ekipi. Është ai që do ta çojë tek qytetarët ofertën tonë, që do të jetë realiste dhe me një rrugë të besueshme për tu arritur.

Të përfundojmë procesin e riorganizimit dhe të nisim procesin për evidentimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. 1 vit kohë nuk është vetëm një avantazh, por qëndron themeli i një kulture të re politike. Politika e mashtrimit i ka kushtuar shumë shqiptarëve dhe pjesë e politikës së mashtrimit janë premtimet e ditëve të fundit të fushatës. Legalizime falas, shëndetësi falas, 300 mijë vende pune, premtime të ditëve të fundit të fushatës nuk të lënë kohë për debat e mendim kritik.

Duke patur një ekip të denjë në sintoni me programin ne u japim shqiptarëve atë që meritojnë si europianë: një vit kohë për një debat sy më sy me njëri-tjetrin për tu bindur dhe bashkë me bindjen për të sjellë votën për Partinë Demokratike dhe për programin e saj.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Basha u ndal edhe tek seanca e fundit plenare, e cila u mbajt në kushte normale pas gati 6 muaj tensionesh.

Ai ka ironizuar kolegët e tij opozitar që ju kthyen normalitetit pas arrtjes së paktit me mazhorancën për komisionet hetimore, duke thënë: “Rrinin në seancën e fundit si të ngrirë se mos iu merrnim Ramën apo Spiropalin. Nuk na duhet ne Rama, as Spiropali, le ti mbajnë e ti gëzojnë.

Basha: Rrinin në seancën e fundit si të ngrirë se mos iu merrnim Ramën apo Spiropalin. Nuk na duhet ne Rama, as Spiropali, le ti mbajnë e ti gëzojnë. Ne na duhen listat e hapura dhe bashkë me shqiptarët dhe me një koalicion të gjerë partish politike dhe një aleancë vlerash, do të luftojmë për listat e hapura

Ne na duhet votimi elektronik dhe do të luftojmë për votimin e numërimin elektronik. Shqipërisë i duhet barazia e votës, Shqipërisë i duhet vota e gjysmës së saj që gjendet jashtë vendit. Këto janë kauzat për të cilat do të luftojmë e me të cilat do të bashkojmë shumicën dërrmuese të shqiptarëve në një udhëtim që ka vetëm vetëm një destinacion: krijimin e një mazhorance të re politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Next Post
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, zbardhen detajet për akomodimin e tyre në Lezhë

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, zbardhen detajet për akomodimin e tyre në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In