• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: PD asnjë lidhje me rusët, Rama të sqarojë raportet me kompaninë e dyshimtë

by A R
09/03/2018 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Dmoekratike Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me akuzat për lidhje dhe financim nga lobistët rusë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai përsërit akuzat se shkrimi në median amerikane ishte i fabrikuar nga kryeminsitri Rama.

Basha hidhet në sulm dhe thotë se është vetë Rama që ka lidhje me një kompani ruse të dyshimtë, e cila sipas tij është në listën e zezë të SHBA-së.

Kreu i opozitës thotë se synimi i Ramës është të heqë vëmendjen nga skandalet e drogës.

Për hir të opinionit publik dëshiroj të sqaroj një herë e mirë disa gjëra:

1. Akuza që Partia Demokratike ka marrë para prej rusëve për të bërë konspiracion së bashku me Presidentin Trump kundër Edi Ramës është një akuzë qesharake, që vetëm një mendje megallomane si Edi Rama mund ta gatuajë. Këto akuza janë në vazhdën e qëndrimeve anti-Trump dhe anti-administratës Trump nga Edi Rama.

2. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.

3. Dje e akuzova publikisht Edi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor, por ai sot nuk u përgjigj, duke gatuar një tjetër sallatë ruse, si ajo e Mother Jones, për të fshehur të vërtetat. Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeministër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim, ai është lehtësisht i shantazhueshëm nga kushdo, por sepse ai, konkretisht, ka mirëpritur ndikimin rus! Edi Rama duhet të sqarojë publikisht se kush ia solli, çfarë ka biseduar dhe çfarë i ka premtuar kompanisë Gunvor, me të cilën është takuar të paktën një herë në zyrën e tij në Tiranë. Ai duhet të sqarojë, gjithashtu ,se pse mbështet tezën e përkrahur edhe nga Rusia për shkëmbim territori midis Kosovës dhe Serbisë. Rama duhet të sqarojë gjithashtu aferën me kompaninë turke që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kompani e cila ka kontratë me kompani shtetërore ruse për ndërtim centralesh bërthamore.

4. Për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike ne i kemi kërkuar prokurorisë shqiptare të kryejë cdo verifikim dhe i kemi dhënë prokurorisë çdo dokument. Për të ruajtur të njëjtin standard dhe për t’i shërbyer drejtësisë, ftoj publikisht prokurorinë shqiptare të fillojë hetimin e burimit dhe mënyrës si Edi Rama, në konspiracion me të tjerë, shkeli ligjet amerikane duke futur para të huaj në fushatën presidenciale Obama. Për këtë çështje ka një vendim të formës së prerë të drejtësisë amerikane që ka vertetuar faktin dhe krimin, prandaj prokuroria shqiptare e ka të lehtë ta hetojë këtë çështje.

5. Edi Rama ka disa javë që po përpiqet të pushojë hetimet për Saimir Tahirin. Prandaj, fushata e sulmeve, përmes mercenarëve me pagesë, ka për qëllim largimin e vëmendjes së opinionit publik nga droga dhe krimi. Cështjet e drogës si “Xibraka”, Maminasi, Saimir Tahiri janë çështje me rëndësi kombëtare, të cilat nuk duhet lejuar që të mbulohen me mjegullën e propagandës qeveritare, sepse rreziku kryesor për destabilizimin e Shqipërisë është droga dhe krimi. Prandaj, lufta ndaj drogës, krimit dhe lidhjeve të tytre me politikën është prioritet kombëtar.

/a.m.

Next Post
Debati me aktorët, Rama: Eshtë e padenjë për të qenë një godinë për Teatër Kombëtar!

Reagon Rama: Lulëzim, boll me 'retë në pantallona', shko vetë e rrëfehu në Prokurori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

August 19, 2026
Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

August 19, 2026
Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

August 19, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com