• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, Patozi dhe hendeku 300 mijësh!

by Eduard Zaloshnja
12/03/2018 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Teksa po analizoja korrelacionin statistikor mes elektoratit “blu” dhe atij “gri”, ndërtova një grafik, i cili e ilustron në mënyrë koncize këtë korrelacion (shihni grafikun shoqërues). Ky grafik tregon se, kur votat e djathta ishin të shumta, numri i atyre që nuk votonin ishte i vogël. Kurse kur votat e djathta ishin të pakta, numri i mosvotuesve ishte i madh.

Kështu, në zgjedhjet e vitit 2009, votuan për partitë e djathta 740 mijë zgjedhës. Ndërkohë, vetëm 400 mijë votues me banim në Shqipëri, nuk morën pjesë në zgjedhje. Në vitin 2013, numri i votuesve të partive të djathta zbriti në 680 mijë dhe numri i mosvotuesve, mbeti 400 mijë. Por në vitin 2017, numri i votuesve të djathë pësoi një rënie dramatike – zbriti në 460 mijë – ndërkohë që numri i mosvotuesve arriti në 550 mijë. Sipas një sondazhi që zhvillova në fillim të marsit (http://albanianfreepress.al/news/2018/03/zgjedhje-sot-150-mije-pjesemarres-me-pak-se-vjet-analize-nga-eduard-zaloshnja-79205/ ), rezulton se sot, votuesit e djathtë janë rreth 480 mijë dhe mosvotuesit janë rreth 700 mijë.

Përmbledhtas, mund të thuhet se, në krahasim me kohën kur koalicioni i djathtë udhëhiqej nga Berisha, elektorati “blu” është tkurrur me rreth 300 mijë, ndërkohë që elektorati “gri” është rritur me rreth 300 mijë.

Një zgjidhje e thjeshtë e këtij problemi, do të ishte që në krye të koalicionit të djathtë, të rikthehej përsëri Berisha. Por gjërat në jetë nuk janë aq të lehta sa mund të duken në një grafik.

Së pari, Berisha ka deklaruar vazhdimisht se, nuk do të rikthehet më kurrë në një post politik apo shtetëror, përveç atij të deputetit të thjeshtë. Dhe duke ditur se sa rëndësi i jep ai imazhit të tij si “burrë malësor”, duket e pamundur që ta shkelë këtë betim publik të përsëritur.

Së dyti, një rikthim i Berishës në krye të koalicionit të djathtë, vërtet mund të ndikojë tek rikthimi i shumë ish-votuesve në sinorin e së djathtës, por mund të sjellë edhe një reagim të të pakënaqurve të majtë, për t’u kthyer në sinorin e tyre. Në këtë mënyrë, do të kishim një rritje të elektoratit “blu”, por do të kishim edhe një rritje të elektoratit “rozë”. Dhe siç treguan zgjedhjet e 2013-ës (kur Berisha ishte kryeministër), elektorati “rozë” është më i madh se ai “blu”.

Në këto kushte, duket sikur e vetmja mundësi e koalicionit të djathtë, për t’u rikthyer në kuotat e 750 mijë votave, mbetet afrimi mes PD-së së Bashës dhe lëvizjes politike të udhëhequr nga Astrit Patozi. Po a është e madhe kjo mundësi?

Patozi dhe disa ish-politikanë të rëndësishëm të PD-së, kanë shpallur para disa muajsh një platformë për rithemelimin e PD-së, me kusht që Basha të rifutet nga e para në garën për kreun e partisë. Por Basha deklaroi së fundi, se kushdo që dëshiron të kontribuojë te PD-ja, mund të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar që ajo do të zhvillojë në prill. Me fjalë të tjera, Patozi me shokë mund të marrin pjesë në kuvendin e partisë, si anëtarë të thjeshtë…

Në qoftë se ky qëndrim refraktar i Bashës vazhdon, edhe përkundër thirrjeve të përsëritura të Berishës për bashkim të të gjithë politikanëve të djathtë, qysh nga 1990-ta e këtej, Patozi dhe bashkëpunëtorët e tij duket se do të krijojnë një parti të re të djathtë.

Në pamje të parë, të krijohet përshtypja se kjo parti do t’i prishë punë koalicionit të djathtë, duke i marrë vota atij. Po ky koalicion nuk ka ku të zbresë më poshtë – ka humbur 1/3 e votave të tij në vitet e fundit.

Në qoftë se partia e re e udhëhequr nga Patozi, do të arrijë të marrë një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet e ardhshme, ato do të vijnë nga elektorati “gri”. Pra, do të vijnë nga ata 300 mijë votues të djathtë që i janë larguar koalicionit të PD-së, qysh nga viti 2009.

Dhe në qoftë se, kjo parti e re e djathtë do të jetë e aftë të marrë mjaftueshëm deputetë në zgjedhjet e ardhshme, Basha mund të ketë shansin ta bëjë koalicionin me Patozin, në vend që ta bëjë me Kryemadhin…

a.ç

Next Post
Pse kush i vë zjarrin Maqedonisë, ka djegur edhe Shqipërinë?

Hajde të vemë ta shpëtojmë Gjirokastrën bashkë, Tritan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com