• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha pas takimit me Hahn: Në dialog pasi të zbatohen vendimet e Kushtetueses

by A R
30/03/2016 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita vijon të këmbëngulë se do të ulet në tryezën e dialogut me mazhorancën pasi të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë linjë Basha paralajmëroi se opozita nuk do të jetë pjesë e reformës në drejtësi për sa kohë sipas saj të zbatohen vendimet e kushtetueses për mandatet e deputetëve që pakica i akuzon se kanë përfituar fonde publike.

“Duhen zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që të ulemi në dialog politik. Sa i takon reformës i kam parashtruar komisionerit se opozita është më e interesuara që reforma të bëhet.  Pa dekriminalizimin e politikës demokracia është seriozisht e rrezikuar. Dialogun për drejtësinë e ka ndalur mazhoranca. Kjo është çështje e shtretit ligjor, është dramë që shpaloset në çdo qytet të Shqipërisë. Ku vet kryeministri shkel ligjin duke dhunuar qytetarin, dhe nga ana tjetër po këta persona përfitojnë tendera, koncesione. Është një oligarki. Sot komisioneri ka marrë një pasyrë të plotë të gjendjes”, tha Basha.

Kreu i opozitës zbardhi për gazetarët edhe disa prej pikave kryesore që ka diskutuar gjatë takimit me Komisionerin Johanes Hahn.

“Prania e Komisonerit Hahn është moment i shkëlqyer për të biseduar rreth situatës dramatike që është sot në vend. Për zbatimin e dekriminalizimit nuk ka asnjë shans sepse Edi Rama i ka marrë dhe i ka zhvendosur në detyra partie të inkriminuarit. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që kërkon se çdo deputet që ka përfituar fonde publike duhet të trajtohet nga kjo gjykatë. Por mazhoranca nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Këto nxjerrin në pah natyrën dinamike të një regjimi banidtesk që nga njëra anë fusin në burg njerëzit që ngrenë një tjegull, dhe ndërtojnë pa leje në mes të parkut. Tregon edhe njëherë se ky regjim nuk ka asnjë respekt për ligjin. Çështja e Komisioneve Hetimore. Kanë bërë gjithçka për të penguar punën tonë hetimore. Pse nuk vihen para përgjegjësisë abuzuesit. Dhunojnë edhe një kusht tjetër të marrëveshjes së 24 dhjetorit, aprovimin e rregullave për funskionimin normal të komisioneve, nuk mund të bllkohen nga mazhoranca”, vijoi Basha.

Next Post

Pas flirtit me Canën, Luana zhvishet nga Bekim Balaj (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In