• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Pas takimit konstruktiv tri-palësh, Rama presion kriminal për 94 votat

by A R
18/07/2016 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së Ramës se vendi do të pësonte një ndarje të re dramatike nëse të enjten nuk votohet reforma në drejtësi, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Ai thotë se deklarata e Ramës është në të kundërt të takimit tri-palësh në të cilin u diskutua nën frymën

Deklarata e plotë e Bashës:

Predikimi i gjate duke fryrë tullumbacen e madhe te mashtrimit ishte një deshmi e freskët se sa e do reformen në drejtesi Edi Rama. Llomotitja e mbremjes nuk reflektonte asgjëkundi takimin konstruktiv të pasdites, zhvillimin e ri, hapin e hedhur, marrëveshjen për caktimin e negociatoreve, përafrimin e zgjidhjes, por nga fillimi në fund vetëm retorikën e vjetër të konfrontimit. Nje perpjekje per ta hequr reformen në drejtesi nga tryeza ku po negociohet, nga tryeza ku u ra dakort pak orë më pare, edhe nga ai, qe te negociohet. 

Një përpjekje për ta hequr nga tryeza e zgjidhjes e për ta shtruar në tavolinen e ushqimit te tij të përditshëm politik që është sulmi dhe provokimi ndaj opozites.
Ky shfrim verteton edhe nje here nevojen akute per argumenta elektorale qe ka kryeministri me bilancin me te keq te ketyre 20 viteve.
E tregoi dhe nje here se nuk do drejtësi por shpetim per veten e tij. Takohemi për konsensus si rruga e vetme për të votuar reformën, ky sa del nga takimi, trumbeton ndarjen e re të parlamentit, të politikes!
E ne cilen ane te ndarjes i bie te jete ky qe futi aty bandite, trafikante droge, tutore e vrases. Armando Prenga qe do therrase per të votuar te enjten reformen, ne cilen ndarje bën pjesë? Pretendimi qe i paska 94 vota eshte nje presion kriminal, krejt e kunderta e asaj qe duhet të vihet ne themelet e nje reformë afatgjatë në drejtesi.
Nuk i ka vota sepse projekti Rama nuk ka qenë dhe nuk është reforma në drejtesi, por kapja e saj nëse do ta kishim lejuar ne, ose dështimi i saj.
Drejtesine qe lufton krimin e korrupsionin e kaane tryeze. Drejtesine e pavarur qe e rekomandon Komisioni i Venecias e ka ne tryezë. Drejtesine per qytetarët, per ligjin, e jo per te mbyllur dosjet e tij e ka ne tryeze. Per kete drejtësi jane votat, gati per ta kaluar te enjten në parlament.
Është koha për të marrë përgjegjesi dhe për të shërbyer konsensusin dhe jo per te trazuar corben e prishur te rilindjes se skaduar qe s’e gelltit dot me askush.

Next Post

PD zyrtare ka vendosur të sakrifikojë opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In