Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi ka shkarkuar Flamur Nokën nga posti i zv.kryetarit të komisionit të sigurisë.
“Nokës i kam komunikuar shkarkimin, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar, nuk mundet PD që ka kundërshtar dhe armik Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa dhe shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore që është lufta ndaj regjimit. Ne kemi lancuar aksione të shumta për të zhbërë regjimin Rama, Doshi dhe Rakipi dhe s’mund të mbetemi peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në bunker”, deklaroi Basha.
g.kosovari