• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha pas protestës së biznesit: Dy arsyet private të vendosjes së TVSH-së

by A R
10/04/2018 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së sotme që zhvilloi biznesi i vogël për të kundërshtuar vendosjen e tyre në skemën e TVSH-së.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo është goditje që i bëhet biznesit.

Sipas kreut të PD, kjo masë e ndërmarrë nga qeveria ka dy arsye private që lidhen me favorizimin e oligarkëve sipas tij dhe krijimin e kushteve për konçesionin privat të TVSH-së.

Statusi i Bashës:

Futja e biznesit të vogël në TVSH është goditje që i bëhet biznesit, ekonomisë, dhe vetë Shqipërisë. Sipërmarrësit e vegjël janë motori i çdo ekonomie dhe shoqërie: ata krijonë punësim, ata sjellin zhvillim, ata sjellin mirëqenie.

Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së.

Sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij.

Ata duan një Shqipëri ku ka mundësi, ku ka konkurencë të ndershme, ku ka drejtësi.

Kjo Shqipëri do të jetë realitet vetëm kur politika të mos jetë e kapur, kur Shqipëria të çlirohet nga oligarkia politike dhe ekonomike.

Ky është vizioni dhe vullneti i Partisë Demokratike.

/a.m.

Next Post
Bllokuesit dhe politika mjerane

Bllokuesit dhe politika mjerane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In