• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Pas 25 vitesh goditet rëndë demokracia

by
30/06/2015 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans, Andrej Hunko, Bas Klein, zv-Kryetar i Sekretariatit të Komisionit të AP, të KiE dhe Delphine Freymann, Sekretare e Komisionit të Monitorimit të AP të KiE.

Basha pasi ka falenderuar raporterët e Këshillit të Europës për monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri nga delegacioni i vëzhguesve, tha se, fatkeqësisht ky proces e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që nuk realizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha u ndal konkretisht në problematikën e zgjedhjeve, duke nisur me kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale, të cilët ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës si dhe perdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.

Në zgjedhje u perfshinë banda të lidhura me pushtetin, të cilat kanë vepruar si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, akitivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë, të cilët nuk ndërmorën asnjë masë.

Administrata publike u vu në një presion të hapur nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit, për të mbushur kutitë me vota, fakt i njohur botërisht.

Po keshtu janë raportuar me qindra raste të shantazhimit të punonjësve të administratës të cilët duhet të sillnin një numër të caktuar votash, ti faktonin ato përmes fotografive në kembim të vendit të punës.

Partia Demokratike, tha Basha, bëri publike transferime të paligjshme të mijëra zgjedhësve, kryesisht në Durrës dhe Kavajë, të cilat u çuan në Prokurori dhe pavarësisht vendimit të institucioneve të drejtësisë, KQZ-ja nuk mori asnjë masë për të pastruar listat e zgjedhësve.

Me mijëra raste janë faktuar tashmë nga opozita dhe mediat, tha Basha, të falsifikimit të kartave të identitetit duke mundësuar votimin në 21 qershor të personave që nuk ndodheshin në Shqipëri.

Për herë të parë në 25 vite demokraci në Shqipëri, tha Basha, është shënuar dhe një rast i paprecedent, anti demokratik e anti europianist, ai i kërcënimit të zgjedhësve nga krerët e qeverisë, se po votuan për opozitën nuk do të kishin bukë dhe ujë.

Në këto zgjedhje, theksoi lideri i opozitës, është shënuar blerje masive e votës me para të korrupsionit dhe krimit të organziuar, fakt tashmë i regjistruar si shqetësim madhor edhe nga raportet zyrtare të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vuri theksin në këtë takim se pas 25 vitesh në Shqipëri goditet rëndë demokracia, cka kulmoi meshkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Sot Shqiperia është në një udhëkryq të vështirë”, tha Basha, por Partia Demokratike është e vendosur dhe do të qëndrojë me të gjithë forcën e saj për të mos lejuar kthim prapa dhe për të rivendosur standartet demokratike dhe të shtetit ligjor. ATA

Next Post

Mustafa takon sot kancelaren Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

March 31, 2026
Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

March 31, 2026
PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

March 31, 2026
Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi!

March 31, 2026
“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

March 31, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Deri në 10 mijë € grant! Qeveria hap ‘thesin’ për fermerët e rinj, dyfishohet mbështetja për bletarinë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In