• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Basha pabesi Tiranës: Tokë e djegur, pas meje qameti”

by Java News
01/12/2015 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, denoncoi sot dhënien e lejeve nga ish -kryebashkiaku Basha 6 ditë përpara lënies së detyrës. Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Veliaj tha se këtë fundjavë ka pasur disa lajme jo të këndshme për “pabesitë” që i janë bërë qytetit tonë. “Janë bërë “pabesi” në mes të Tiranës nga ish-kryetari i Bashkisë. 6 ditë para se të merrja detyrën dhe para se të betohesha, ndërkohë që zgjedhjet kishin mbaruar, unë dhe kundërshtari kishim uruar njeri-tjetrin, Tiranës iu bë një pabesi. Iu shtua për dy vjet një leje që do të skadonte atë javë, në rrugën “Donika Kastrioti”. Është një pallat që ju e keni parë, nuk ka as garazhe, as kate nëntokësore”, tha Veliaj. Ai theksoi se flasim për ”pabesinë” e Farkës, ndërkohë që i kemi “pabesitë” në mes të Tiranës dhe si ish kryetari i komunës së Farkës, si ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës kanë një mentalitet: “tokë e djegur, pas meje qameti”.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se në kryeqytet ndodhi një dukuri ku jepeshin lejet për sheshe por jo leje ndërtimi. “Edhe lejet e ndërtimit parashikoheshin për tre kate dhe bëheshin shtatë dhe moda ishte që ti e merrje tre, e bëje shtatë, nën heshtjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës apo kryetarit të komunës Farkë dhe përdorje këtë hapësirë ligjore që lejonte legalizimi, që katet e tjera në vend që t’ia paguaje si taksë Bashkisë, i bëje me legalizim, a thua se ishte një fakir-fukara që ndërtonte kasollen e vet. Nuk është kasolle as tek “Donika Kastrioti”, nuk është kasolle as ajo në Farkë”, deklaroi Veliaj.
 
Kryebashkiaku i Tiranës tha se për të ndrequr gabimet nuk duhet të paguhen nga taksat e dikujt që s’ka faj për këtë situatë. “Kjo është arsyeja pse në mbledhjet e Këshillit Bashkiak ne kemi marrë një vendim që përveç gjobës, e gjithë kostoja e ndërtimit do i faturohet në formën e një fature, pasi Bashkia ta ketë kryer punën, kompanisë”, sqaroi Veliaj. Sipas tij, këto 100 ditë është vënë re se ka qenë kryesisht menaxhimi i “pabesive” që është trashëguar nga administrata e Bashkisë apo komunave që janë keqmenaxhuar.
 
Interesimit të mediave se qytetarët janë dëmtuar duke blerë këto apartamente në disa zona dhe momentalisht janë pa ashensorë, pa hipotekë dhe çfarë do të ndodhë me ta, Veliaj iu përrgjigj: “Ne kemi një plan për hipotekimin e 300 pallateve që kanë mbetur pa hipotekë. Do të fillojmë para Vitit të Ri, më vjen mirë që dhuratë për disa familje për Vitin e Ri do të jetë hipoteka. Një ekip i Bashkisë që po merret me një problem i cili prek mbi 20 mijë banorë, megjithatë pyetja është: A mund të jetë Bashkia, me mundësitë që ka në mënyrë konstante vetëm një seli emergjencash? Këtu na duhet edhe pak qytetari. Në një vend ku janë shkelur kushtet e lejes, në një vend që të është thënë se ka ashensorë dhe s’ka, në një mall i cili nuk ka cilësinë e asaj që ka në letër, ai mall nuk duhet blerë. Në momentin që keni në kontratë një vend parkimi dhe pallati s’ka pikë parkimi, atëherë dikush po ju gënjen dhe arsyeja pse e përmend sërish pallatin te rruga “Donika Kastrioti” është sepse ajo është një gënjeshtër në bashkëpunim me ish-kryetarin e Bashkisë. Sot, dëgjojmë u themi njerëzve: O burra në protestë!Protestë për çfarë? Për qytete që s’janë menaxhuar fare, për qytete që pasi ke qenë dy vjet në Holandë vjen javën e fundit për të firmosur lejet dhe për t’i bërë “gjëmën”e fundit këtij qyteti! Kjo vjen era pabesi dhe era hipokrizi”.
af20e0cc-4ad2-4fb0-bf49-9a8ce5438a82
Next Post

Rrema del në pension dhe kujton rininë: Njolla në biografi më pengoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In