• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nuk i duhet më Ramës

by Plator Nesturi
21/07/2021 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Basha nuk do i duhet më Ramës kur të vijë shtatori. Për qeverisje jo e jo. Për bashkëpunim për çështjet e rajonit këtë nuk e dimë. Le të themi – mbase. Më së shumti Basha si duhet për mënyrën e çartallosur si doli pas përfundimit të kuvendit të PD. E për më tepër me Berishën në kurriz, ndërsa duket sikur ndajnë së bashku peshën e rëndë të Non Gratta. Ka rreth dy muaj që është bërë bnjë ofertë nga kreu i maxhorancës. Ofertë madje pa kushtëzim dhe pa kufij të cilat mund ti vendoste vetë Basha si mëntrë që opozita të niste një epokë të re të bashkëpunimit në të mirë të vendit.

Ajo çfarë u duk si provokim gjatë fushatës elektorale, mori tone më serioze nga Rama, ndërsa oferta u bë e ripërsëritur, dhe ku madje iu hoq edhe tavani se deri ku mund të shtrihej. U fol se mund të shkohej edhe drejt një koalicioni të madh me një qeveri të përbashkët midis dy partive kryesore, e kundërshtare të përhershme. Kushtet duket se kanë ndryshuar.

Rama nuk është dëgjuar më të lusë Bashën për bashkëpunim. Në ajër madje ka një mospërfillje të dukshme të zhvillimeve që ndodhin në kampin e PD, që nga hallet e Bashës në garën për kryetar, Kuvendin ku eleminoi kritikët dhe deri nga deklaratat e e stërlodhura të Bashës se “PD fitoi në zgjedhje, por PS i vodhi rezultatin”. Maxhorancës duket se nuk i intereson më dhe madje nuk pse të ndërhyjë kur PD ka hyrë në rrugën e vetshkatërrimit.

Për çfarë i duhet më Basha? Thjesht për faktin se ka arritur të ruajë vendin e kryetarit ndërsa PD shkon drejt rrudhjes? Me një parti që duket që se po fillon procesin e thërmimit, të humbjes së besimit të mëtejshëm tek anëtarësia dhe në elektorat, vetë pesha specifike e kreut të PD do bjerë në pikiatë gjatë këtij mandati. Ndryshe do të ishte në PD do të arrinte të gjente forcë të riformatohej si forcë modern politike. Ndryshe do të ish që Basha apo gjithkush tjetër që mund të drejtojë PD të ngrihej në rangun e një lideri që njeh dhe mban përgjegjësi dhe jo në postmbajtësin e poltronit të kryetarit. Të mos arrish të mbash përgjegjësi por të shkarkosh fajin te të tjerët, të mos jesh i sinqertë e i hapur së pari me familjen tënde politike, e kujt mund ti shërbejë një bashkëpunim me Bashën? Për më tepër, me bablokun ndër krahë vështirë të mendohet se do ti afrohet kush.

Maxhoranca jo e jo, pasi nuk i ka bërë ofertë bashkëpunimi për kukull matryoshka ku pasi hap Lulin, brenda të del Berisha. Por as ndërkombëtarët, që duket se pas shtatorit ku PD do të ulet në parlament duke mbajtur në gji ish kryetarin, duket se Non Grata nuk do të quajvë vetëm Berishën, por dhe partinë kryetar i së cilës quhet Basha. E kujt i hyn më në punë me këto halle që ka?

fjala.al

Next Post
Rovena Voda kërkon lirinë, ankimon në Apel vendimin për masën e sigurisë

Rovena Voda kërkon lirinë, ankimon në Apel vendimin për masën e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In