• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve sepse nuk do të rrimë duarkryq. Rama u tërhoq nga oferta e javës së kaluar

by Java News
03/05/2017 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka zgjedhur të flasë për herë të parë pas takimit me Ramën në çadrën e protestës të opozitës. Kryetari i PD, deklaroi se nëse nuk do të arrihet një zgjidhje, nuk do të ketë bojkot të zgjedhje, pasi nuk do të rrinë duarkryq për të lejuar zgjedhje fasadë. Basha tha se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për një marrëveshje politike me rivalin e tij politik.

“Nuk do të lëmë asnjë mundësi pa eksploruar për një kompromis për marrëveshje, me kushtin e vetëm që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershmë. As ndryshimet në kodin zgjedhor dhe as ndryshimet në kodin penal nuk kanë vlerë nëse janë në dorë të atyre që kthyen Shqipërinë në hambar droge. Shqipëria është në krizë politike dhe kërkohet zgjedhje politike. Rama bashkë me lobistët kishte shpresuar që të tregohemi me gisht si fajtorë.  Pa zgjidhje politike dhe të vërtetë nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri. Pra nuk do të ketë as bojkot të zgjedhjeve, sepse nuk do rrimë duarkryq teksa kupola e krimit do të tentoje të mohoje të drejtën e zgjedhjes së parlamentit.”, tha Basha.

Basha deklaroi se gjatë tryezës së thirrur nga Nishani, Rama u tërhoq edhe nga propozimet e ndërkombëtarëve të një javë më parë.

“Kemi ofruar sot në tavolinë çdo gjë që mundemi, pala tjetër u tërhoq nga propozimet e javës së kaluar. Sot Rama vulosi faktin e njohur nga opozita se ai është pengesa e vetme dhe nuk ka asnjë argument për ti hapur rrugën zgjidhjes së krizës.Ramës tani nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm argumenti i forcës. Rama ka krimin, bandat dhe drogën. Rama ka përballë një forcë të pathyeshmë. Vodhet presidentin dhe çfarë deshët, por zgjedhjet e lira nuk do i dorëzojmë“, tha Basha.

Kryetari i opozitës insistoi sërish tek kërkesa për qeveri teknike.

“Qeveria teknike është rruga e ndershme për të kthyer Shqipërinë në binarët e normalitetit për të kthyer demokracinë. Kush kërkon luftimin e të keqës, pavarësisht se cfarë ndikimi ka pasur në thelllimin e të keqës, është i thirrur në bashkimin kombëtar. Populli është i gatshëm të të mposhtë nëse nuk i lë vend argumentit“, tha Basha.

Basha tha se më 7 maj, Kavaja do të kthehet kryeqyteti i lirisë, duke paralajmëruar protesta masive, por paqësore siç tha ai.

“Të dielen e gjithë Shqipëria, më 7 maj çliron Kavajën nga krimi dhe droga. Të dielen jemi të gjithë banorë të kryeqytetit të lirisë. Bashkë në Kavajë për fitoren e popullit dhe zgjedhjeve të lira”, tha Basha/javanews.al

c.a

Next Post
Vrasja e ambasadorit, SHBA dënon sulmin: Lutjet tona për familjen Karlov

SHBA/ Qeveria amerikane e prerë kundër bojkotit të PD: Të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In