• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nuk do të jetë kryetar PD në zgjedhjet e reja?

by Artur Ajazi
08/10/2020 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po kërkon ta shmangë me “lezet” duke menduar zgjidhje të pranueshme për Lulzim Bashën, që ai të mos jetë kryetar partie në zgjedhjet e reja parlamentare të 25 Prillit 2021. Situata më e fundit e krijuar brënda asaj force politike, dështimet dhe reagimet e forta të ish-themeluesve ndaj listës së re, e mbushur me emra të konsumuar, si dhe pamundësia e Lulzimit  ti bëjë ballë uraganit të Edi Ramës, po e shtyn Doktorin të gjejë një zgjidhje. Dhe e vetmja, mbetet mënjanimi i Lulzimit nga posti kryetarit, dhe dalja e një emri të ri, apo sajimi i ndonjë “KOP”-i të dytë si shpikje e re.

Ajo ndoshta do të merret vetëm me fushatën. Kjo për faktin sepse reaksioni që emri dhe vepra e Lulzim Bashës ka krijuar përgjatë viteve të qëndrimit si kryetar partie, mungesa e aftësisë për të mundur Edi Ramën me argumenta bindëse për demokratët, dhe aq më shumë për shumicën e shqiptarëve, e ka bërë Doktorin të ndjehet skeptik. Disa burime nga SHQUP-i, thonë se “mundësia e mënjanimit të Lulzimit nga posti i kryetarit dhe krijimi i një “KOP”-i të dytë brënda PD, që do të merret  vetëm me fushatën e re, është varianti më i pranueshëm që po shqyrton Doktori”. Kjo pasi ai, e di fare mirë se, dalja e Lulzimit në fushatë, do ta zbehë edhe më shumë imazhin e një partie që ka shkëputur çdo lidhje organike me bazën e saj. Realisht në rrethe Partia Demokratike, gjendet  “ku thërret qameti”, pa struktura, pa forume, pa kryesi, e ç’organizuar, dhe me mbështetës të zhgënjyer.

As dalja e Doktorit në ekrane dhe aq më tepër ta mendosh në terren, nuk do të kishte efektin e duhur tek mbështetësit e PD, ndaj është menduar “lëvizja më e fundit” që do të provojë sa “peshë” aktualisht ka kjo forcë politike, e përkthyer në vota. E vërteta është se, në 2-3 vitet e fundit Sali Berisha e ka menduar shpesh largimin e Lulzimit nga posti i kryetarit të partisë, edhe pse e di se, ai mbetet njeriu më “kokëulur” që mund ta përdorë  si të dojë. Qysh nga ardhja e Lulzim Bashës si kryetar PD (i emëruar nga Doktori)  deri sot, nga ajo parti janë flakur mbi 410 eksponentë, (pa llogaritur largimin e militantëve) ku natyrisht janë kontribues dhe ish-themelues të asaj partie nga Tirana në rrethe. Sali Berisha është njohës i mirë i situatave paraelektorale, dhe ndoshta “nuhatja” se Lulzimi do ta thellojë humbjen në 25 Prill 2021, e ka shtyrë të mendojë mënjanimin e tij nga posti kryetarit, qoftë edhe përkohosisht.

Lëvizja “taktike” e Doktorit në fakt nuk ka gjasa të japë efektin e duhur, (edhe sikur të ngrihet një KOP i dytë) pasi ajo parti  tanimë e ka marrë rrugën drejt “mandatit” të tretë në opozitë. Eshtë tepër e vështirë për të mos thënë e pamundur, që Sali Berisha të mundohet të ringjallë edhe njëherë kohën e tij, “legjandat” e tij, aq më tepër kur përballë ka jo Fatos Nanon, por Edi Ramën, njeriun e “hekurt” të fushatave elektorale. Mendoje Doktor, mendoje dhe zbatoje planin e ri, por më parë zgjidh njerësit me të cilët do të ngresh “KOP”-in e dytë, dhe merri Lulzimit programin e vjetër elektoral, se po ngatërron dynjanë me aritmetikën e tij.

Next Post
Meta bën moral dhe hedh akuza të forta: PS është një sekt që punon për bandat

Ilir Meta ndryshon mendje: “5 Qershori” është një marrëveshje ordinere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In