• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha”/ Noka: S’bëhesh lider me zor. Amerika vullnetin e një populli kurrë nuk e refuzon, deklaratat po sponsporizohen politikisht

by Java News
20/05/2022 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ituata në PD, procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe qëndrimet ndërkombëtare të Berishës kanë qenë sot në fokus të emisionit “Pikat mbi i” në News24.

Duke folur për garën me vetëm një rival, deputeti i PD-së Flamur Noka tha se  nuk ka pasur ambicie nga persona të tjerë. Sipas tij, një lider nuk mund të prodhohet, duke sjellë si shembull Lulzim Bashën. Më tej ai foli për zgjedhjen e kreut të partisë popullore austriake në një garë pa rivalë.

Sa i përket qëndrimit dhe deklaratës së deputetit gjerman, Noka tha se nuk mund të refuzohet kurrë vullneti i një populli dhe kujtoi opozitën e 1997-2005.

Noka: Të gjithë anëtarët e Rithemelimit e kanë pasur të drejtën për të kandiduar. Ne nuk marrim përsipër të inkurajojmë atë që nuk do. Inkurajohet personi që ka ambicie.

Por kur vjen puna për të rivalizuar Sali Berishën nuk e shohin veten. A është faji i Berishës? Kryetari i partisë popullore austriake u zgjodh pa rivalë. Zhvilloi një proces i vetëm dhe u shpall fitues me 100% të votave. A është Partia Popullore e Austrisë demokratike, po. A është formë demokratike, po. Ne prodhuam një Lulzim dhe na doli fals. Nuk prodhohet dot. O ke, o s’ke. Nuk bëhesh lider me zor. Në vendet ku duhet votë duhet ti kesh vetë disa cilësi.

Që nga 6 marsi Sali Berisha i pari dhe ne nga pas iu kemi ndenjur me dorë të shtrirë. Ajo që unë sot iu bëj apel kolegëve të mi, është ky, zgjidhni anën e zgjedhësve tuaj dhe të votuesve tuaj. Jeni përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo përfaqësues të vullnetit të Enkelejdit. Zgjedhjen e bëjnë vetë, zgjedhjet vijnë shumë shpejt. Dera është e hapur, ajo derë nuk mbyllet për asnjë nga deputetët e PD-së, por askujt nuk i imponojmë dot zgjedhjen dhe vullnetit. Berisha arrin gjithmonë atë që thotë.

Kur shkon puna t’i bëjë axhendën Taulant Balla, ai do i prezantojë opozitën e emëruar. E sqaroi vetëm Pompeo pse kishte ardhur. Kishte një axhendë tjetër. Ia paraqitën si opozitë. Taulanti emëroi opozitën.

Sali Berisha as ka kërkuar. Taulant Balla e mori për dore opozitën e emëruar dhe ia çoi. Kur ka shkuar puna ta emërojë dhe fotografojë Taulant Balla…

Noka: Z. Berisha do ta bënte jo të imponuar nga Taulant Balla.

Noka: Çështja e betejës juridike është çështje tjetër. Ka një shprehje populli, guri i rëndë peshon në vendin e vet. Sali Berisha në vendin e vet është peshë e rëndë. Sali Berisha është forcë e rëndë në këtë parti politike. Koha vërtetoi që në një muaj e gjysmë mori një bashki, ndërkohë që përballë kishte një forcë politike me logon që kishte dalë. Sali Berisha me Komisionin e Rithemelimit dhe mbështetësit e tij në këtë periudhë kanë bërë atë që kishte nevojë vendi. Shqiptarët kishin nevojë për një skanim të situatës sepse 9 vjet u lodhën vetëm duke dëgjuar fasadë. Nuk kishte realitet.

A kemi mëkatet tona, pa asnjë diskutim. Pse Sali Berishën e mbështetën? Fitoi një bashki duke i pasur të gjithë kundër, sepse është i vërtetë, nuk bën politikë fake. Është ai që është. Nuk i kthen shpinën qytetarëve, zgjedhësve, votuesve. Nuk bën Pazar me mundën, djersën, sakrificën e qytetarëve që e mbështesin. Nuk bën pazar në kurriz të vlerave, nuk bën kompromis në kurriz të mbështetësve dhe në favor të xhepit. Për këto arsye inspiron, ka mbështetës. Këto do jenë kryesore që po e ngrenë PD-në dhe do e bëjnë forcë fituese. Unë kam kaluar një opozitë më të egër se kjo, ‘97-2005.

Kemi pasur dhe SHBA-të dhe Europën kundër, hapur. Çdo javë deklarata kundër. Bindëm popullin që qeveria e asaj kohe duhej larguar me çdo kusht dhe u largua. Sali Berisha dhe PD-ja e asaj kohe arriti t’i bindë shqiptarë dhe i bindi. Ka qenë qeverisja më e mirë që nga dita që u themelua shteti shqiptar. Këtë do bëjë, ka energjinë, ka vizionin. Marrëdhënie do të ketë.

Në politikë ka deklarata. Deklaratat politike lakohen rrugës. Duhet t’i kemi në konsideratë këto gjëra. Amerika është vendi u është faktuar demokracia. Amerika vullnetin e një populli kurrë nuk e refuzon. Mos shihni deklaratat që sponsporizohen politikisht. /m.j

Next Post
VIDEO+FOTO/ Nga palestra tek pista e skive. Brenda super jahtit 600 mln dollarë

VIDEO+FOTO/ Nga palestra tek pista e skive. Brenda super jahtit 600 mln dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In