• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Basha, një gënjeshtar publik përsëritës!

by Ilir Beqaj
30/05/2016 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj*

Vjen një moment, besoj, që kushdo që kryen një detyrë publike ndjen detyrimin të thotë mjaft!

Dhe unë, me cilësinë e anëtarit të kabinetit qeveritar, vendosa të them mjaft!

Kështu nuk mund të vazhdohet!

Dhe kam sjellë përpara jush, si gjyqtar dhe si institucion kërkesën për të ndarë një sfidë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Eshtë një sfidë që nuk ka të bëjë me mua personalisht, pavarësisht se unë jam njeriu që ka firmosur për ta sjellë atë politikan këtu.

Duke kërkuar gjykimin dhe dënimin penal të këtij shtetasi për konsumimin në mënyrë të vazhdueshme të armëve të përdorimit dhe dëmtimit në masë: shpifje dhe fyerje, kam dëshiruar ardhjen e një sërë pasojash, që e përsëris, nuk kanë të bëjnë me mua si individ.

Ato janë shumë më shumë se kaq, janë shumë më shumë se sa marrëdhëniet mes dy njerëzve që mbajnë detyra publike, janë shumë më shumë se sa dy njerëz që ndodhen në dy skaje të ndryshme politike, që ndajnë ide e bindje të ndryshme, dhe mbi të gjitha, që kanë vepruar dhe janë udhëhequr në kryerjen e detyrave nga vullnete krejtësisht dhe tërësisht të ndryshëm!

Duke vendosur të merrem me politikë, kam pranuar të jem në vëmendjen e opinionit publik dhe të vlerësohem e gjykohem më shumë se sa një qytetar i zakonshëm. Është një kosto që, mesa duket, do të duhet të vazhdojë të paguhet në Shqipëri.

Por, përtej detyrave që kemi marrë përsipër të kryejmë, të gjithë ne jemi njerëz me rreth familjar e shoqëror. Pse duhet të përfshihen në baltosje edhe vajza, bashkëshortja dhe nëna ime me fyerje publike që i bëhen njeriut të tyre të afërt?

Në këtë proces, kërkoj që të ofroj një mundësi sado modeste dhe një kontribut sado minimal në rivlerësimin e fjalës publike, të peshës dhe të përgjegjësisë së saj. E shpërdoruar në vite, e keqpërdorur në dekada, e papërgjegjshme në thelbin e saj, fjala në politikë është shndërruar në një armë që qëllon kuturu, krijon zhurmë e panik, por krijon pasoja të qëllimshme dhe kërkon përfitime të paligjshme e me synime të përcaktuara qartë. Por jo të ndershme!

Në mënyrë të përsëritur, Basha ka qenë ideuesi, orkestruesi, dhe shpesh, edhe ekzekutuesi i një skenari të mjerë që e sheh botën dhe gjithçka tjetër sipas masës së tij. Nuk dua të them se ai ka qenë nën akuzë për shpërdorim dhjetra miliona eurosh, dhe se mbas çdo pune publike, sipas kutit të tij, ai sheh një mënyrë të përfitimit të tij individual.

Nuk dua të them se me të denoncuarin më ndan shumë më shumë se kaq, se kam me të diferencën që ka zgjedhja të për të qenë përballë tytës së armës apo kondakut të saj.

Unë kam qenë në bulevard me protestuesit në 21 janar 2011 dhe mund të isha një nga ata katër të vrarë kur ai ishte ministër i brendshëm, dhe sot jam në zyrë, sërish përballë të gjithë tytave të zjarrit të pistë që ai përdor kundër ministrit të shëndetësisë.

Don të thotë se bën politikë.

Le ta bëjë.

Nuk më intereson fati i atij individi.

Mbas jush, i nderuar gjyqtar që do të jepni vendimin tuaj në këtë bast të egër me këtë individ, ka dhe një gjykim tjetër. Tuajin pres ta mësoj. Gjykimin tjetër e di se si ka qenë në të shkuarën dhe do të punoj edhe më fort për ta bërë ashtu siç duhet edhe në të ardhmen. Dhe ky është gjykimi me votë.

Në 2013 partia e tij u ndëshkua nga një milionë shqiptarë.

U konsiderua e paaftë të qeverisë nga shumica dërmuese e shqiptarëve edhe në 2015.

Kështu do të jetë edhe në 2017, kur një pjesë e faturës do të jetë personale për të.

Si një gënjeshtar publik.

Si një gënjeshtar përsëritës.

Si organizator, skenarist, por dhe aktor i një rrjeti gënjeshtrash.

Luli është thjesht hija dhe kopja e atij që ishte origjinal dhe do të vazhdojë të ndëshkohet si hije dhe si kopje.

Nga gjykimi i gjithë shqiptarëve.

Shpresoj shumë, i nderuar gjyqtar që dhe ju të keni të njëjtin mendim si shumica dërmuese e shqiptarëve.

*Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë në seancën e sotshme të procesit gjyqësor, për padinë ndaj Lulzim Bashës me objekt shpifje dhe fyerje të kryera për shkak të detyrës

Next Post

Rafting e shndërron Skraparin në pikë të lakmueshme turistike

Comments 1

  1. Petrit says:
    10 years ago

    Po qe je nje hajdut me patente pse nuk e thua
    Po se Po vjedh çdo dite leket e njerezve te varfer pse nuk e thua
    Se njerezit Po trajtohen si kafshe neper spitalet shqipetare pse nuk e thua
    Se je njeriu me i perfolur per korrupsion ne kete qeveri hajdute pse nuk e thua
    Se do pergjigjesh para ligjit dhe di futesh ne burg i akuzuar per vjedhje pse nuk e thua

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja brenda PD-së, Salianji sulmon ashpër Nokën: Të veshëm me fustan që të futeshe në burg…

Përplasja brenda PD-së, Salianji sulmon ashpër Nokën: Të veshëm me fustan që të futeshe në burg…

May 6, 2026
Klubi grek në pronësi të shqiptarëve? Përmendet edhe Andi Lila

Klubi grek në pronësi të shqiptarëve? Përmendet edhe Andi Lila

May 6, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

Eksperti bërthamor: Lufta ka qenë e kotë, kërcënimi iranian mbetet i pandryshuar

May 6, 2026
Partneriteti mes FA e Gardës së New Jersey-it, Begaj: Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan, gur themeli për sigurinë

Partneriteti mes FA e Gardës së New Jersey-it, Begaj: Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan, gur themeli për sigurinë

May 6, 2026
DETAJE / Nga Kina në Shqipëri për “biznes”, si u zbulua baza e prostitucionit në Tiranë, dy kinezet rekrutonin vajzat dhe…

Arrestohet kinezja e vietnamezja në Tiranë, ushtronin prostitucion

May 6, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë e Shtetit, s’ka kush i zëvendëson

May 6, 2026
Alabbar viziton Sirinë, do të investojë deri në 50 miliardë dollarë

Alabbar viziton Sirinë, do të investojë deri në 50 miliardë dollarë

May 6, 2026
Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

May 6, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kritike ndaj Ramës mbi treçereku i portaleve dhe faqeve të mediave në Shqipëri

May 6, 2026
Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In