• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nis turin për TVSH: Do ta luftojmë këtë çmenduri

by Java News
15/10/2017 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi sot përfaqësues të biznesit të vogël lidhur me projektin e qeverisë Rama për përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së TVSH.

“Tregtarët e vegjël me biznes kryesisht familjar, në zonën e Paskuqanit, thanë se futja e tyre në skemën e TVSH do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje çmimesh, dhe pamundësi për të mbajtur akti​vitetin, pasi edhe me çmimet aktuale ata mezi ia dalin të mbyllin muajin” – njofton Zyra e Shtypit të PD.

Basha theksoi se ai dhe Partia Demokratike do të luftojnë, që sipas tij, kjo çmenduri të mos ndodhë dhe kërkoi bashkimin e biznesit të vogël në këtë betejë.

“Vijnë e na gjobisin. Ne nuk e çojmë mallin jashtë shtetit. Kontrabandën nuk e bëjmë ne biznesi i vogël. Na vendosin 500 mijë lekë gjobë. E për çfarë?! Për një kupon. Mund ta bësh gabim kuponin nga 200, në 2 mijë lekë por prapë të venë gjobë. Kjo është për të mbyllur dyqanin. Më kanë borxh prej 2 vitesh, skanë lekë të më sjellin”, tha Xhevairi, një pronar i një dyqani materialesh ndërtimi.

“Ke menduar se do të fusin në skemën e TVSH-së?”, pyeti Basha një pronar bari.

“Eshtë një dëm për të dy krahët, për popullin”, tha ai.

“Sa do e shesësh kafen po të erdhi 20% TVSH-ja?”.

“Do ngrihet, do shkojë 700 lekë. Populli nuk ka as mundësi ta paguajë as 500 lekë. Zor se e pi një kafe por po tek ushqimet?! Me këtë që është duke bërë ai është skandal. Eshtë fare skandal”, u përgjigj pronari.

“Siç e ka nisur ai këtë punë do e çojë popullin në zero. S’ka bukë të hajë tani por do e ulë më poshtë. Nuk e di çfarë do bëjmë. Ndoshta edhe populli shqiptar është paksa naiv. Duhet të çohet populli me këto që bën ai. Duhet të marrë flakë”, u shpreh pronari i barit në lagjen Babrru.

Festimi, i cili ka një bar buzë rruge, thotë se rritja e TVSh-së do e bëjë të mbyllë lokalin.

“Nëse do rritet TVSh-ja do rris çmimet. Nga 500 lekë që e kam kafen do e çoj 700. Prap populli do e hajë. Po e rrita çmimin ska për të ardhur njeri në lokal. Unë me thënë të drejtën kam qënë i majtë. Nuk jam i kënaqur fare. Nuk ecet më. 27 vite e tani po shkojmë poshtë. Nuk ecët më me mashtrime”, tha Festimi.

“Ne kemi dalë sot t’u dëgjojmë. Ne këtë qendrim kemi që rritja e TVSH-së do shkatërrojë biznesin e do rrisë çmimet. Për këtë arsye jemi kundërvënë, nuk është se po bëjmë politikë”, iu përgjigj Basha.

“Nuk ka politikë. Këtu kemi të bëjmë me bukën”, tha Festimi.

Luljeta, një pronare pastiçerie tha se ajo do detyrohet të rrisë çmimet. “Unë këtë sot e shes 500 dhe nesër do duhet ta shes 600”, tha ajo.

“Por ai të thotë që vere njëherë TVSH-në e pastaj TVSH-në e merr nga shteti mbrapa?”.

“Siç do ta jap nuk ma jep. Ai është borxh që nuk kthehet”, përgjigjet Luljeta.

Lulzim Basha shpjegon projektin e tij. “Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet biznes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSH-së pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentojë biznesi”, tha Basha.

Bujar Marku ka një market të vogël.

“Për mendimin tim TVSH-ja është falimentim”, thotë ai. –“Sepse TVSH-ja do sjellë rritje çmimesh dhe do e paguajë populli.  Do bjerë konsumi. Nëse është 100 lekë do shkojë 120 lekë”.

Një pronar i një dyqani materialesh ndërtimi thotë se po u vendos TVSH, ai do të ulë qepenat.

“Do ta hap prapë, kur të vijë Lul Basha në pushtet”, shprehet ai.

Next Post
Anketa/ Në Greqi, gjysma e të rinjve jetojnë me paratë e prindërve

Athina mbetet e pakënaqur: Ligji i pakicave, përjetëson Enver Hoxhën...

Comments 1

  1. Besimi says:
    8 years ago

    Nuk eshte fare cmenduri lul mashtruesi. Eshte nje takes qe duhet te paguhet si ne gjithe boten. Eshte e mire madje kjo takes sepse Lufton edhe informalitetin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In