• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ngre disa pyetje dhe ka një thirrje për qeverinë: Të bëjë detyrën e saj dhe jo atë të mjekut

by Java News
14/03/2020 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente për nevojat bazë të njerëzve në këto ditë izolimi.

Basha kërkon që qeveria të marrë masat për njerëzit e sëmurë, për ilacet, për furnizimin me ushqim, paketat e internetit si dhe pajisjet në spital pasi pritet të dyfishohet numri i të prekurve.

Reagimi i plotë i Bashës në Facebook

Ne duhet të marrim urgjentisht masa që ti paraprijmë përhapjes së virusit. Dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim: secili prej nesh është një hallkë e rëndësishme e këtij zinxhiri, ndaj ju bëj edhe njëherë thirrje të dashur bashkqytetarë të jemi shumë të kujdesshëm dhe syçelët, si dhe të zbatojmë të gjitha keshillat e mjekëve.

Nga ana tjetër, duhet që qeveria të bëjë detyrën e saj dhe jo atë të mjekut.

Kjo krizë kërkon masa jo sot për sot, por veprime të qarta dhe nje plan afatgjatë.

Duke menduar vetëm për sot, neglizhohet çfarë do të ndodhë pas dy ditësh apo pas një jave.

Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse.

Fatkeqësisht, ditët kalojnë dhe qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për ti paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve.

Çfarë përgatitjesh po bëhen për një skenar më të vështirë, nëse qëndrimi në shtëpi do të duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi duhet të merren masa edhe si do të garantohet furnizimi i tyre i pandërprerë me ushqime dhe ilaçe.

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t’i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do ti paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura?

Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për PAKETËN E INTERNETIT FALAS ?

Të gjitha këto pikëpyetje kërkojnë veprim qeveritar dhe jo recitime.

Pse nuk alokohen direkt fonde nga buxheti për këto zëra?

Pse nuk alokohen fonde për të ngritur SOT pavione shtesë?

Cfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe pajisjeve testuese? Po për pajisjet respiratore dhe të trajtimit të të sëmurëve nga virusi, kur vetë qeveria paralajmëron dy herë në ditë se pritet rritje e numrit të të infektuarve?

Këto janë detyrat e qeverisë. Ajo duhet të veprojë tu vijë në ndihmë njerëzve dhe jo të marrë përsipër rolin e Institutit të Higjenës.

Edhe njëherë nga zemra shpreh #mirënjohjen më të thellë për personelin e ISHP, mjekët e urgjencës, anestezistë, reanimatorë, pneumologë epidemiologë,mikrobiologë e virologë, specialistë të shëndetit publik, farmacistë, infermierë, shoferë ambulancash dhe sanitarët, të cilët janë në vijën e parë. Falenderim për të gjithë stafin mjekësor që sot po punon me përkushtim edhe pse është i ekspozuar ndaj virusit Covid 19, duke u kujdesur për të gjithë ata që kërkojnë asistencë mjekësore e në veçanti të sëmurët kronikë.

Heronj sot janë ata, por nesër është edhe ai që mban thasët e miellit, edhe punonjësit e furrave të bukës, edhe elektricisti që mirëmban rrjetin elektrik, punonjësi i ujësjellësit, pastruesit dhe mbledhësit e plehrave, riparuesi i ashensorëve, mijëra shitës perimesh dhe artikujsh ushqimorë, shoferë që bëjnë furnizime, mijëra punonjës administrate, policie dhe të FA, e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që kryen aktivitete të domosdoshme për funkisonimin dhe mbijetesën e shoqërisë në këto ditë të vështira.

g.kosovari

Next Post
Është më mirë që po vijojnë të kacafyten si më parë

Është më mirë që po vijojnë të kacafyten si më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In