• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha nga viti ’97 mund të mbajë mend tufat me pará”

by Java News
01/03/2016 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e krahasoi gjendjen aktuale në Shqipëri me atë të vitit 1997, por pa plumba. Pas deklaratës së kryetarit demokrat, gazeta Dita shkruan se Basha nuk i mban mend plumbat ngaqë ishte në Holandë, por mban mend tufat me para të përfituara nga vjehrri i tij, farefis me Vehbi Alimuçën.

“Djaloshi me studime në Holandë, vitin 1997 mund ta ketë parë në televizor. Ajo që ai ka vjelur nga ‘97-ta, nuk janë as sulmet dhe dhuna qeveritare ndaj protestuesve në mitingjet e para, as ndërsimi i ndyrë i “veriorëve kundër jugorëve”, as urdhrat e paligjshëm dhe gjenocidalë të Berishës, as hapjet e përllogaritura të depove të armëve, as vrasjet dhe plumbat e bandave… të gjitha këto, në një kohë kur në Kosovë po grumbulloheshin ré gjithnjë e më të zeza për shqiptarët. Maksimumi i gjurmëve nga ky vit në memorien e Lulzim Bashës, mund të jenë paratë e përfituara nga vjehrrit e tij, farefis i Vehbi Alimuçajt të VEFA-s dhe menaxherë të kompanisë.

Pra si pakkush shqiptar, Basha ka peshqesh nga ai vit vetëm bereqetin që me siguri e ka ndihmuar, krahas punëve të tij si kamarier, deejay etj, të mbërrijë deri këtu.

Por mund të ketë edhe një arsye tjetër, pse Basha kërkon “të ndezë” diskursin politik e publik me vitin ‘97, (duke bërë që edhe ne ‘të biem’ në këtë grackë). Holandezit të PD-së, por më shumë se atij, vetë Berishës, përgjigjet e komisionit të Venecias ia mbaruan argumentet për zvarritjen e reformës në drejtësi.

Fjala vjen, përgjigja për kërkesën e 2/3 të votave në Kuvend për zgjedhjen e hierarkëve të gjyqësorit, sipas Komisionit të Venecias është: “Kjo kërkesë me arsyetimin e moskapjes së gjyqësorit nga politika (e besoni ose jo, këtë merak ka PD), do të prodhojë ngërç të pazgjidhshëm”.

Kapja pas grepit të dekriminalizimit është e vetmja mënyrë për të shtyrë reformën në drejtësi; mundësisht duke hapur debate të tjera dhe kushtëzuar punimet normale parlamentare, por në rast nevoje, edhe përmes bojkotit total. Mjaft që situata të jetë e ndezur, mjaft që zhurma të prodhojë më tepër zhurmë.

Kështu, edhe pse ‘97-ta në kujtimet e Bashës mund të vijë si tufa parash dhe jo si plumba, ai sërish nuk ngurron t’i ngjajë ustait të vet në një përkim të çuditshëm, por jo dhe aq, sa herë vjen puna për të shpikur ngërçe dhe kriza: Gjithmonë kur ka trazime në Prishtinë, dikush kujdeset që t’i kultivojë edhe në Tiranë”, shkruan Dita.

Next Post

Debati Ruçi-Paloka: Në Kuvend komandon Kushtetuta, jo Donald Lu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In