• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nga Kavaja: Viti i ri nis me PD në ballë të protestave

by A R
29/12/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kavaja Lulzim Basha dha mesazhin se 2018-a për opozitën do të jetë viti i bashkimit me shumicën e shqiptarëve për ta çliruar Shqipërinë nga krimi, njësoj si Kavajën siç tha ai. 

“Edi Rama i trembet hetimit deri në fund të Saimir Tahirit. Edi Rama i trembet, zbulimit, ekspozimit dhe më pas hetimit të lidhjeve të publikuara, të njohuara e akoma të paekspozuara të tij me politikanët e lidhur me krimin dhe të tij me vetë krimin.”-tha kryetari i Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha e barazoi qeverinë Rama me të keqen më të madhe qe i ka ndodhur vendit në këto 27 vjet, sepse për pushtetin dhe pasurimin e tij, ndërtoi Aleancën me Krimin, shndërroi Shqipërinë në hambar droge, shkatërroi ekonominë dhe varfëroi më shumë shqiptarët. Basha tha se është fakt që:

-290 mijë shqiptarë vuajnë për ushqim, shifra më e lartë në Ballkan sipas Organizatës Botërore të Ushqimit.

-30 % e familjeve, 1 në 3 familje shqiptare nuk paguajnë dot sot shportën ushqimore, ndërkohë që 2.5 milionë euro do të shpenzohen për të hequr palmat dhe për të vendosur pishat në segmentin Tiranë- Qafë Kashar.

-39 % nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, ndërkohë që, vetëm 3 vitet e fundit, qeveria ka harxhuar për luksin e vet 140 milionë euro.

-3 fabrikat e djegies së plehrave do t’u kushtojnë shqiptarëve 74 milionë euro në 2018-ën.

-40 biznese mbyllen nga pamundësia për të paguar taksa, ndërkohë shqiptarët paguajnë, në vit, 1.5 miliardë euro më shumë taksa”, thuhet në deklaratën e PD.

Basha tha se këto janë fakte të mjaftueshme që shqiptarët t’i bashkohen protestave për largimin nga qeverisja të Aleancës së Krimit, nëpërmhet të cilës Edi Rama synon të mos lejojnë të zgjedhin të lirë dhe t’i kërkojnë llogari për dështimet dhe korrupsionin.

“43 përqind e familjeve në këto ditë të ftohta dimri nuk sigurojnë dot ngrohjen, ndërsa vetëm për vitin 2017 Edi Rama shpenzoi 350 mijë euro për kondicionerë vetëm për kryeministrinë. Të gjitha janë produkt i një vendi që nuk ka më qeveri, por ka një bandë, nuk ka as një qeveri që sillet si bandë, por një bandë që pretendon të jetë qeveri. “- tha Basha.

Lulzim Basha inkurajoi shqiptarët t’i bashkohen protestave të opozitës për të treguar se e vetmja rrugë për të mundur krimin në qeveri dhe për të siguruar të ardhmen e familjeve të tyre është reagimi kundër të keqes dhe mbrojtja e dinjitetit.

“Le të jemi lajmëtarët e një viti të ri, që nuk do të nisë me demokratët dhe shqiptarët kokëulur, por do të nisë me Partinë Demokratike në ballë të protestave, me një premtim të madh, se ashtu siç bëmë në Kavajë, ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe politikanët e inkriminuar, ne do t’i japim Shqipërisë një qeveri dhe elitë të pakorruptuar, me një të ardhme europiane dhe me një Shqipëri si gjithë Europa.”-u shpreh Basha në Kavajë.

Next Post
Vendimi i qeverisë, do ndërtohen varreza të reja për ushtarët grekë të rënë në Shqipëri

Ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë, Rama: Ishte dakordësuar nga qeveria Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

February 27, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In