• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nën presion, nga “vetingu i kapur prej Ramës”, te votat për t’i zgjatur afatin

by A R
09/02/2022 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Indrit Maraku

Të enjten, Lulzim Basha duhet të japë votat që i kërkohen nga ndërkombëtarët për zgjatjen e afatit të vetingut në drejtësi, një proces të cilin e kishte shpallur të kapur prej Edi Ramës, që kur ligjet zbatuese të Kushtetutës konsensuale u miratuan pa dakortësi.

Ky ishte një motiv i fortë që i shërbeu si kryetar opozite në 3 muajt e çadrës dhe Republikës së Re: “Opozita është pro vetingut sipas parashikimeve kushtetuese të 22 korrikut për vetingun. Ligji i miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama nuk ka lidhje me këtë reformë dhe nuk i shërben vetingut, por kapjes së procesit të vetingut për të kapur pastaj gjithë aparatin e drejtësisë. Ka vetëm një garanci për largimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptuar: një veting i pavarur. Këtë veting do të bëjmë në Republikën e Re. Ne do të votojmë nga e para ligjin për vetingun dhe pesë ligjet e tjera të zbatimit të Reformës në Drejtësi”.

Kushti për kthimin mbrapsht të 7 ligjeve të reformës ra pas marrëveshjes që futi PD-në në zgjedhje dhe mori dhe votat e saj për ndërtimin e organeve të vetingut. Por, me rezultatin dërrmues në zgjedhjet e 2017-s, Republika mbeti ajo që ishte, PD e tkurrur më shumë se kurrë në opozitë, ndërsa Lulzim Basha vijonte të akuzonte Edi Ramën, duke e krahasuar me kokën e një oktapodi që kontrollonte drejtësinë e re.

Vetingu ishte në fokus të zjarrit opozitar: “Vetingu i kontrolluar politikisht prej Ramës ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre. Ndaj, atij i ka rënë maska dhe tregohet botërisht me gisht si njeriu që mbron korrupsionin në drejtësi, për të mbrojtur interesat e veta dhe të krimit të organizuar, me të cilin bashkëqeveris”.

Në shtator 2018, Agjencia Telegrafike Shqiptare citon kryedemokratin ndërsa thellonte sulmin ndaj organeve të vetingut: “Dy vjet më parë, votuam një reformë në drejtësi për të pastruar drejtësinë. Dy vjet më vonë, asnjë kriminel i kapur, asnjë politikan i kapur me presh në dorë. Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, ndërsa vetingu kalon prokurorë komunistë që kanë vrarë shqiptarët. Dhe me këta elementë duhet të bëjnë KLGJ dhe KLP, këta do vendosin se kush do jetë gjykatës”.

Ky sulm ndaj institucioneve të vetingut gjente vend edhe në raportimet e Rilindjes Demokratike. Në shtator 2018, organi zyrtar i partisë së drejtuar nga Lulzim Basha, citonte kryetarin të kishte deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se vetingu ishte i korruptuar prej fillimit: “Çlirimi i qeverisjes nga krimi është një nga prioritetet. Po ashtu, Reforma në Drejtësi është e diskretituar. Të paktën 11 gjyqtarë janë mbajtur jashtë rregullave, ndërsa vetingu është i korruptuar prej fillimit, pra synohet kapja e KLGJ dhe KLP nga ana e qeverisë.

Dy vite më pas, në tetor 2020, vijonte të ruante të njëjtin qëndrim, ndërsa me forcë pohonte se ia kishte bërë të qartë edhe ambasadorëve.

Një vit më pas, situata kishte nisur të ndryshonte. Në vjeshtën e 2021, Basha zbuloi se nuk mund t’u thuhej “Jo” amerikanëve, por kur pyetej konkretisht për zgjatjen e afatit të vetingut, mohonte të kishte vakuum kushtetues dhe kërkonte një analizë mbi çfarë konsideronte si mandatet e 14 njerëzve.

Seanca e të enjtes shënon skadencën e afatit për analizat e Lulzim Bashës, i cili duhet të vendosë nëse do t’i zgjasë jetën organeve të vetingut, që për vite me radhë ka thënë se ishte korruptuar politikisht nga Edi Rama. Por, në këtë çështje, si përherë, ndërkombëtarët i ka përballë dhe me presion të shtuar, duke paralajmëruar se preket integrimi europian i Shqipërisë.

Zgjidhja që ka kreu demokrat është që të dëgjojë rekomandimet e partnerëve strategjikë me amerikanët në krye, ose të kthehet në marsin e vitit 2017, kur shefes së politikës së jashtme të BE-së, që kushtëzonte integrimin me votat për vetingun, Basha iu përgjigj në anglisht me gjuhë plot kolorit dhe aromë.

/A2CNN

Next Post
Greqi, mjekët dozë të tretë ose test çdo javë

Greqi, mjekët dozë të tretë ose test çdo javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

November 6, 2026
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

November 6, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

November 6, 2026
Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

November 6, 2026
Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In