• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Uashington/ A ishte një fiasko misioni i fundit diplomatik?!

by S M
25/03/2017 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka lënë ditë më parë çadrën e PD-së në mes të Bulevardit dhe ka zhvilluar një vizitë në SHBA, në një përpjekje, sipas tij, për të sensibilizuar qeverinë amerikane që të mundësojë krijimin e një qeverie teknike në Tiranë. Kreu i PD e ka përmbyllur udhëtimin e tij në Uashington, në kushte gati surreale. Asnjë informacion konkret rreth takimeve që pati atje, asnjë foto nga aktivitetet që zhvilloi me zyrtarët amerikanë, asnjë emër konkret nuk filtroi në të vetmen dalje publike, intervistën tek Zëri i Amerikës.

Me pak humor, dikush vërejti se Lulzim Basha udhëtoi në Amerikë, për … një intervistë tek VOA, megjithëse radioja e njohur amerikane ka një shërbim shqiptar shumëvjeçar në Tiranë.
A ka vizita e kreut të PD në një klimë të ftohtë e shpërfillëse?

Sipas të gjitha gjasave, po. Faktorët janë tërësisht të kuptueshëm. Për një kohë të gjatë kreu i PD-së së bashku me lidershipin e kësaj partie i është kundërvënë politikës amerikane dhe qeverisë së saj, duke sabotuar Reformën në Drejtësi, e cila, sipas amerikanëve, përbën një përparësi të politikës së tyre në raport me Shqipërinë. Këtë mesazh Basha e ka marrë si në takime me zyrtarët e lartë amerikanë në Tiranë, privatisht edhe publikisht, por edhe në Uashington. Por ai ka vendosur të qëndrojë në të tijën, duke mos e votuar këtë Reformë. Nga ana tjetër edhe lufta kundër vetting-ut përbën një kundërvënie të ashpër ndaj këtij prioriteti të politikës amerikane në Shqipëri.

Së dyti, teza e Lulzim Bashës për ndryshimin e raporteve politike në Shqipëri me anë të një negociate në tavolinë, e jo me anë të zgjedhjeve, ka fare pak gjasa të gjejë përkrahje në SHBA dhe Europën e Bashkuar. Aty ku votohet për të marrë pushtetin, e ku nuk ngrihen çadra.

Pushteti fitohet apo lihet me zgjedhje. Nuk ka asnjë rrugë tjetër në një shoqëri demokratike. Basha dhe partia që ai drejton është votuar për të qenë në opozitë për 4 vite. Kohë kjo e mjaftueshme për të riorganizuar partinë pas humbjes katastrfike në zgjedhjet e qershorit 2013.

Natyrisht që përpjekjet e tij për të marrë pushtetin në tavolinë, si dhe tensionet që shkakton bllokimi i kryeqytetit nuk janë mirëpritur nga SHBA dhe BE. Këtë me siguri ja kanë bërë të qartë Bashës në Uashington. Por ai vijon të këmbëngulë në të tijën, duke u mjaftuar që të thotë se nuk do të ketë zgjedhje pa qeveri teknike, nga mikrofonat e Zërit të Amerikës. Nëse ky ishte qëllimi i vetëm i udhëtimit gjysëm turistik të zotit Basha, steka e pretendimeve është ulur tej mase.

Janë këto faktorë, por dhe një seri episodesh të tjera ato të cilat tashmë qartazi e kanë kthtyer PD në një forcë politike antiperëndim. Nëse u adresohesh ambasadorëve të SHBA dhe BE se po destabilizojnë vendin, kur në të vërtetë je vetë protagonist i këtij destabilizimi, është e kuptueshme se të gjitha dyert në Perëndim fillojnë të mbyllen me shpejtësi. Ja pse, mesa duket, Basha nuk po arrin të gjejë një derë të hapur në SHBA, duke e kthyer vizitën e tij në Amerikë të jetë në një fiasko.

Armando Meta

Next Post
Kush është Ilir Çeta, që i hodhi granatë Berishës në 1997-ën në Shkallnur

Kush është Ilir Çeta, që i hodhi granatë Berishës në 1997-ën në Shkallnur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Ministri izraelit: 4,000 terroristë që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë vrarë -

Ministri izraelit: 4,000 terroristë që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë vrarë –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com